Hyseni: Nuk besoj se Serbia do ta njohë Kosovën në fund të dialogut

Aktuale

Hyseni: Nuk besoj se Serbia do ta njohë Kosovën në fund të dialogut

Më: 11 maj 2022 Në ora: 21:20
Skënder Hyseni

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni është shprehur skeptik se Serbia mund ta njohë dejure shtetin e Kosovës.

Hyseni deklaroi se historia e deritanishme e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e dështimeve që vijnë nga mungesa e gatishmërisë së Serbisë për njohje.

“Mirëpo kur bëhet fjalë për njohje de jure mes Kosovës dhe Serbisë, historia e deritashme e dialogut dhe unë mund të flasë me kompetencë nga Rambuje dhe sot është e dështimeve të përhershme, është histori dështimeve që vijnë ekskluzivisht si pasojë e mungesës së gatishmërisë së Serbisë që ta njohë Kosovën de jure dhe nëse më pyetni se a jam i sigurt se Serbia do ta njohë Kosovën në fund të këtij procesi e përsërisë atë. Mosnjohje dejure nga Serbia nuk e bën hiq më pak të rëndësishme që Kosova të angazhohet seriozisht në dialog t’i shterr të gjitha mundësitë për marrëveshje me Serbinë por duke përcaktuar një kornizë të qartë të parimeve”, tha ai.

Tutje, ai shprehet optimist se Serbia nuk do ta bëjë “përsëri këtë gabim” për mosnjohjen e Kosovës, teksa shton se nëse kjo ndodhë atëherë diplomacia kosovare duhet të jetë e gatshme.

Sipas tij, politikanët kosovarë duhet të jenë më agresivë në kërkesën për dialog dhe mbyllje të problemit me Serbinë.

“Nuk them që edhe herën e pestë Serbia do ta bëjë të njëjtin gabim të bëjë dialog me Kosovën dhe në fund të thotë se nuk e njoh si shtet por çdo politikan duhet ta kalkulojë këtë mundësi se edhe kjo mund të ndodhë por në anën tjetër dëmin që mund të shkaktohet me këtë diplomacia e Kosovës duhet ta kompensojë me duke qenë shumë agresive në kërkesën për dialog për mbyllje të problemit me Serbrinë në hulumtimin për modalitete për mbyllje në ato probleme dhe kreativ në ato probleme duke qenë e pranishme në çdo tryezë”, tha ai.

Po ashtu, ish-kryenegociatori tha se dialogu me Serbinë është një urgjencë për Kosovën dhe që është “prioritet mbi çdo prioritet tjetër”.

“Kjo vetvetiu shpërfaqë atë që është fakt për secilin do ta dijë se dialogu është urgjencë për Kosovën dhe patjetër që është prioritet mbi çdo prioritet tjetër. Në këtë stad të shtet ndërtimit në këtë stad të rrumbullakimit të mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar Kosova e ka një prioritet, ai është dialogu dhe përmbyllja e një marrëveshje me Serbinë. Në variantin më të mirë dhe optimist me njohje të ndërsjellë. Dhe këtë urgjencë e kanë reflektuar më së miri gjitha letrat parreshtura nga liderët kryesorë amerikanë nga Biden sidomos kohën e fundit por edhe nga Trump ata e kanë gjetur një formulim që në diplomaci quhet ‘politikë e ambiguitetit të qëllimshëm’ “, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat