Rrahim Ademi e zbulon bisedën me Agim Çekun: Merre komandën e dil në Zveçan, se në Kleçkë...

Aktuale

Rrahim Ademi e zbulon bisedën me Agim Çekun: Merre komandën e dil në Zveçan, se në Kleçkë...

Më: 11 maj 2022 Në ora: 22:08

Rrahim Ademi që ka qenë një nga gjeneralët më të njohur gjatë luftës në Kroaci ka thënë se nuk erdhi në luftën e Kosovës, pasi që gjeneral u bë Agim Çeku.

Ademi thotë se nuk pranon që të komandohet nga dikush që ka qenë ushtar i tij.

“Pas kësaj mbledhjeje këta e kanë bërë gabim, kush e ka bërë se di, ata janë hi në një bisedë ilegale me Agim Cekun, ne jemi marrë vesh aty me bashkëpunu në atë drejtim, pasi ai u shku në pension, Agim Ceku u bë komandat. Masi ai u bë komandant, cka me bo unë aty. S’mundem me u bë unë ndihmës i një ushtarit tem që në Kroaci në atë kohë nuk ka pas kurrfarë rezultati”, tha Ademi.

Tutje ai tregoi edhe për bisedat që i ka pasur me Agim Çekun pas hyrjes së NATO’s në Kosovë.

“E thirra Agim Cekun pas hyrjes së NATO’s i thash: O Agim Ceku po ku je, më tha në Kleçkë, i thash qa po bën në Kleckë, po merre komandën e dil nga Zvecani e bë sene taktike. Sot e asaj dite, Kosova ish e kompletune. Vec nëse dikush t’ish dalë nga Zvecani. Cka ka bo në Keckë…Ai deri dje ka qenë ndër mu, e tash me ardh me’m komandu mu. Kurrë nuk ma kanë ofru komandën e UCK-së. Ata që kanë bashkëpunu me Agim Cekun, qe ku e kanë tash Agimin  Cekun, urdhëroni”, tha Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat