Murati për marrëveshjen UÇK - LKÇK: Ishte e rëndësishme, një pikë s’u realizua nga UÇK-ja

Aktuale

Murati për marrëveshjen UÇK - LKÇK: Ishte e rëndësishme, një pikë s’u realizua nga UÇK-ja

Më: 12 maj 2022 Në ora: 00:31
Valon Muratin

Më 11 maj 1998 pati ndodhur nënshkrimi nënshkrimi i marrëveshjes për unifikimin e spektrit politik e krahut të luftës në Kosovë.

Në këtë kohë ishin bërë bashkë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.

Kjo ngjarje është moment i rëndësishëm për kryetarin e Lëvizjes për Bashkim, Valon Muratin, i cili thotë se bashkimi i armëve qe i rëndësishëm për t’i lënë anash një sërë divergjencash që kanë ekzistuar, sipas tij, në atë kohë dhe për të treguar se në kohë lufte shqiptarët mund t’i bashkojnë forcat e armët në funksion të clirmit të Kosovës.

“Ka qenë një marrëveshje në të cilën potenciali i LKCK-së është shkri në UCK. LKCK ka vazhduar të mbetet një subjekt i pavarur politik, me qëndrime të pavarura në fushën politike por në planin ushtarak, të gjithë anëtarët e LKCK-së janë shndërrua në ushtarë të UCK-së dhe u janë bindur edhe komandës së UCK-së”.

“Ky ka qenë një proces i gjatë, ku kontaktet kanë qenë të përhershme dhe kanë qenë afër të kulmojnë në fund të vitit 96 me një afrim, por kanë ndodhur një sërë rrethanash ku disa figura të rëndësishme të LKCK-së dhe UCK-së janë arrestuar. Ka rënë Meh Ukaj, që ka qenë anëtar i LKCK-së por ka qenë figurë kyçe në afrimin e të dy subjekteve”, është shprehur Murati në “Edicioni Special”.

Ai thotë se LKÇK dhe UÇK kanë pasur një koncept të ndryshëm se si duhet të zhvillohet lufta, ku sipas tij, e para ka menduar se duhet të ketë një përgatitje më të gjatë politike të popullit, që ai duhet, sipas tij, t’i mposht politikat pacifiste ekzistuese në atë kohë të udhëhequra nga LDK-ja, ndërsa UÇK-ja, siç thotë Murati, ka menduar se koncentrimi duhet të jetë në aksione ushtarake.

Tutje, ai thotë se në mes UÇK-së dhe LKÇK-së ekziston një pikë që nuk është zbatuar nga UÇK-ja, pikë kjo në të cilën thuhet se lufta duhet të udhëhiqet nga një front politik, nga një qeveri e luftës ku të gjitha subjektet politike që janë pro luftës të jenë pjesë e atij organizimi.

“Në atë kohë ka fituar fryma e UCK-së, ajo politikë ka qenë dominuese dhe ka qenë e vështirë të ndahet edhe kjo pjesa e udhëheqjes politike. Por, ajo ka qenë një marrëveshje e rëndësishme sepse e ka eliminuar një divergjencë që ka mundur të coj edhe në konflikte të brendshme”, është shprehur Murati.

Murati foli edhe për Gjykatën Speciale, të cilën e quajti monstrum  dhe goditje politike ndaj luftës së Kosovës.

“Kjo gjykatë është produkt i një konteksti politik. Është gjykatë politike, e ardhur në kontekstin e raporteve të Kosovës me Serbinë, e imponuar nga ndërkombëtarët për shkak të këtij konteksti por që realisht ne sot duhet të mbrohemi juridikisht”.

“Fatkeqësia është që me ngritjen e gishtave, me presionin që është bërë ne e kemi krijuar një gjykatë monstrum jashtë kornizave ligjore dhe kushtetuese të Kosovës dhe e kemi vështirë që tash politikisht të merremi me të”, është shprehur Murati

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat