Besarta Jashari ua dhuron kongresistëve amerikanë librin për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve

Aktuale

Besarta Jashari ua dhuron kongresistëve amerikanë librin për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve

Më: 12 maj 2022 Në ora: 14:57
Besarta Jashari me kongresistë amerikanë

Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot ka vizituar Kongersin Amerikan.

Jashari në SHBA u takua me kongresmenin, Collin Allred të cilit i ka dhuruar edhe librin “NEVER FORGET! – The Serbian Genocide on Albanians 1844-1999” të autorëve Prof.Dr.Nusret Pllana dhe MSc.Agim Aliçkaj

Jashari theksoi se kongresmeni Allred, ka vlerësuar lartë punën e grave në Kosovë dhe ka premtuar se do të angazhohet për sigurimin e një rezolute i cili do të mundësoj hetimin e krimeve dhe dhunës seksuale të kryera nga forcat serbe mbi civilët në Kosovë.

Postimi i plotë:

Në kuadër të vizitës time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot kisha kënaqësinë të vizitoj Kongresin Amerikan.

E nderuar, takova kongresmenë që e njihnin Kosovën dhe në mënyrë aktive kontribojnë për Kosovën. Së bashku me Vasfijen, Verën dhe Kadiren mes tjerash takuam Kongresmenin Collin Allred, i cili përpos vlerësimit të lartë për punën e grave në Kosovë – premtoj që do të angazhohet për sigurimin e një rezolute i cili do të mundësoj hetimin e krimeve dhe dhunës seksuale të kryera nga forcat serbe mbi civilët në Kosovë.

Për krimet serbe në shekullin e kaluar – ne nuk do të heshtim, që kjo histori kurrë mos të përsëritet.

Shfrytëzova mundësinë që kongresistëve të ju dhuroj librin “NEVER FORGET! – The Serbian Genocide on Albanians 1844-1999” të autorëve Prof.Dr.Nusret Pllana dhe MSc.Agim Aliçkaj.

Krahas kësaj, asnjëherë nuk do të reshtim së kujtuari heroizmin dhe lavdinë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – si frymëzim për atëdhedashurinë.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe SHBA-të

E juaja,

Besarta Hamëz Jashari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat