Specialja konfirmon lejen për vizitë të Gucatit në Kosovë

Aktuale

Specialja konfirmon lejen për vizitë të Gucatit në Kosovë

Më: 12 maj 2022 Në ora: 16:24
Hysni Gucati

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konfirmuar se i kanë dhënë leje ish-kryetarit të Organizatës së Veteranvë të Luftës, Hysni Gucati për vizitë në Kosovë.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep bëri të ditur se këtë e kanë bërë “për shkak të arsyeve bindëse humanitare”.

Tutje, ajo bëri të ditur se realizimi i vizitës së tij po mbështetet nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, tha Griep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat