Pse nuk i takoi Thaçin e Veselin kur ishte në Hagë? Përgjigjet Albulena Haxhiu

Aktuale

Pse nuk i takoi Thaçin e Veselin kur ishte në Hagë? Përgjigjet Albulena Haxhiu

Më: 12 maj 2022 Në ora: 22:19
Albulena Haxhiu, foto ilustrim Bota sot

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk edi se pse Thaçi dhe Veseli nuk kanë pranuar të takohen me të kur ajo kishte bërë kërkesë që t’i takonte në Hagë

“Pse nuk me kanë takuar une nuk edi, unë  e kam obligim që të bëjë kërkesë që t’i takojë , më kanë treguar nga stafi që nuk i janë përgjgjur kërkesës për takim”, ka thënë ajo.

Ministrja Haxhiu po ashtu  ka folur edhe për anëtarsimin në  Këshillin e Evropës  të Kosovës ku ajo tha se e Kosova është më se e vetëdijshme për rolin destruktiv të Serbisë në këtë proces.

Ndërsa për deklaratat e  presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ajo tha se nuk kanë qenë aspak befasuese sepse tashmë, ajo pretendon që Kosova është familjarizuar me një veprim të tillë nga ana e Serbisë.

“Jemi të vetëdijshëm për rolin destruktiv të Serbisë”, ka thënë Haxhiu, gjersa ka shtuar se pavarësisht veprimeve të pritshme të Serbisë, Kosova duhet të fuqizojë pozitën e saj ngase nuk është parë asnjëherë më serioze sesa tani, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat