Vjen lajmi që hesht kundërshtarët: Albin Kurti pritet të takohet në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidenten Harris

Aktuale

Vjen lajmi që hesht kundërshtarët: Albin Kurti pritet të takohet në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidenten Harris

Më: 13 maj 2022 Në ora: 17:33
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti me gjasë do ta ketë edhe një takim të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë.

Burime të afërta me kryeministrin Kurti kanë theksuar se më 15 ose 16 maj ai do të takohet me njeriun e dytë të SHBA-së.

”Kryeministri Kurti pritet ta ketë një takim të nivelit të lartë. Ai pritet ta takoj në Shtëpinë e Bardhë zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris”, thonë burimet.

Zyrtarisht askush as nga Qeveria e Kosovës e as nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e kanë konfirmuar takimin Kurti- Harris.

Kryeministri tash e sa ditë ka shkuar në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë takim të rëndësishëm me zyrtarë amerikan.

Pos Kurtit, edhe presidentja Vjosa Osmani ka qenë në vizitë disa ditore në SHBA.

Pos Kurtit e Osmanit në SHBA ishte edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili pati një takim të rëndësishëm me të dërguarin e presidentit Biden për dialogun Kosovë- Serbi, Escobar.

Kurti u kritikua nga opozita se gjatë kësaj vizite maratonike nuk e pati asnjë takim të rëndësishëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat