Dalin emrat/ Ja kush nuk e ka dashur gjeneralin e luftës në Kroaci, Rrahim Ademin që t’i bashkohet UÇK-së

Aktuale

Dalin emrat/ Ja kush nuk e ka dashur gjeneralin e luftës në Kroaci, Rrahim Ademin që t’i bashkohet UÇK-së

Nga: N. Sh. Më: 13 maj 2022 Në ora: 18:21
Rrahim Ademi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka terguar me emra se kush nuk e dëshiroi Rrahim Ademin, gjeneralin e luftës në Kroaci që t’i bashkohet luftës çlirimtare në Kosovë.

Miftari në një postim në Facebook, thotë se Ademin nuk e deshën në UÇK, HashiM Thaçi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Azem Syla, Adem Grabovci e të tjerë.

Miftari thotë se ishin vetëm tre eprorë ushtarak shqiptarë që kanë pasur kapacitete me udhëheq luftën në Kosovë, e ata sipas tij janë, Ahmet Krasniqi, Rrahim Ademi dhe Tahir Zemaj.

Postimi i plotë i Naim Miftarit:

Gjeneralin briliant shqiptar gjatë luftës në Kroaci z. Rrahim Ademi që çliroi edhe Kninin nuk kanë dashur ta angazhojnë në UÇK pasi shtabit të Rognerit si Hashim Thaçit, Xhavitit Halitit, Kadri Veselit, Azem Sylës, Adem Grabovcit... nuk ju ka dashur një komandant i vërtetë lufte që lufton dhe çliron Kosovën vet, por ju ka dashur një komandant palaço një pakurrizor siç është Agim Çeku që vetëm luan rolin e komandantit, se ndryshe komandant i vërtetë i UÇK u kanë Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe sidoms ishte krysorja në UÇK me ndikim DGSE shërbimi sekret Francez miku shekullor tradicional i shtetit serb prandaj edhe problemi i territorit verior të Kosovës pas 1999 dhe lojërat që i bënin KFOR-i francez në bashkëpunim me Serbinë, por edhe me Thaçin e Veselin (Agim Çekun ishte vetëm kukull e tyre) në veriun e Kosovës janë aktuale problematike edhe sot varun mbi qafen e shtetit të Kosovës!

Kanë qenë vetëm 3 eprorë ushtarak shqiptarë që kanë patur kapacitet dhe kanë mujt me udhëheq mirë luftën për çlirimin e Kosovën po të lejohej armatosja e UÇK-së, ata janë gjeneral-brigade Rrahim Ademi, janë kononel Ahmet Krasniqi ministri i mbrojtjes i vrarë në Tiranë nga shqiptarët dhe është kononel Tahir Zemaj i vrarë në Pejë pas luftës po ashtu nga shqiptarët!

Naim Miftari ish-epror i lartë i UÇK-TMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat