Me kë do të takohet e sa do të qëndrojë Kurti në ShBA – flet zëdhënësi i Qeverisë

Aktuale

Me kë do të takohet e sa do të qëndrojë Kurti në ShBA – flet zëdhënësi i Qeverisë

Më: 13 maj 2022 Në ora: 18:39
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i Qeverisë ka bërë të ditur se Kurti do të qëndrojë atje edhe gjatë javës tjetër.

Përparim Kryeziu tha se kreu i ekzekutivit do t’i zhvillojë disa takime edhe me zyrtarë të lartë amerikanë në Kongres dhe Senat.

“Ai do të qëndrojë edhe javën tjetër. Është vizitë e gjatë ashtu siç është paralajmëruar, Ka filluar në Washington, ka vazhduar në Kaliforni, tash nga Teksasi ku kryeministri po zhvillon takime të ndryshme me përfaqësues politik. Vizitën e tij do ta vazhdojë edhe gjatë javës tjerë ku do të takojë përfaqësues politik e nga mërgata. Ai do të kthehet në Washington për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë në Senat e Kongres. Ka filluar takime në kuadër të asaj që ne si qeveri synojmë; rritjen e punësimeve”, shtoi ai.

“Republika e Kosovës është një shtet i vogël. Korporatat janë gjigante dhe padyshim që mund të kishte shkuar ministri i Financave, por kur një kryeministër i një vendi takon ndërmarrës të tillë tregon seriozitetin e një vendi. Ka pasur një karakter informues dhe për potencialin që ka Kosova në këtë fushë”, tha Kryeziu

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat