Rasti “Abi Çarshia”/ Reagon edhe Tomë Gashi

Aktuale

Rasti “Abi Çarshia”/ Reagon edhe Tomë Gashi

Nga: N. Sh. Më: 17 maj 2022 Në ora: 16:36
Tomë Gashi

Pas dënimit të deputetes së LVV-së, Jetmire Vrenezi nga Gjykata Themelore me tri vjet burgim ka reaguar edhe avokati Tomë Gashi.

Gashi përmes njëpostimi në Facebook, ka reaguar me një thënie të Martin Luther King.

“Padrejtesia diku është rrezik për drejtësinë kudo”, ka shkruar Gashi në një status në facebook.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, të martën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Islam Thaqi dhe Jetmire Vrenezi për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të njëjtit i ka dënuar me nga 3 vite burg dhe dy mijë euro gjobë.

Ndërsa, të akuzuarit tjerë në këtë rast Egzona Morina- Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj, dhe Shqipron Krasniqi janë liruar nga akuzat.

Aktgjykimi është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues.

Dëmi që pretendohet se i është shkaktuar “Abi Çarshia”, me rrënimin e ankesit në fjalë, është në vlerë prej 69,729.66 euro.

Me këto veprime, të gjithë të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragraf 2-1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat