Flet axha i Nasim Haradinajt: Deri te fëmija në djep po presin lirimin e tij

Aktuale

Flet axha i Nasim Haradinajt: Deri te fëmija në djep po presin lirimin e tij

Më: 17 maj 2022 Në ora: 18:25
Nasim Haradinaj

Gjykata Speciale në Hagë nesër do të japë vendimin e parë që kur është themeluar, në fakt është fjala për aktgjykimin ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, dhe ish-nën kryetarit, Nasim Haradinajt.

Axha i Nasim Haradinajt, Sadri Haradinaj, ka folur në lidhje me këtë vendim, derisa shprehet se të gjithë janë duke e pritur lirimin e tij.

“Emocionet janë shumë të mëdha, presim me padurim lirimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, të vazhdojnë jetën në liri si të gjithë në vendin e vet”, është shprehur Haradinaj.

“Ata duhet të shohin se çfarë po ndodh në Ukrainë, e njëjta ka ndodhur edhe në Kosovë”.

Ai shtoi se i gjithë populli i Kosovës pret lirimin e tij.

“Ne presim me padurim lirimin e Nasim Haradinajt nesër dhe shumë e presim lirimin e tij të jetë i drejtë, populli i Kosovës pret lirimin e tij”.

“Pritja e tij do të jetë në fshat, të gjithë do ta presin lirimin e tij, edhe fëmija në djep ka me pritë lirimin e tij”, shtoi ai.

Axha i tij theksoi edhe momentet e vështira që ka pasur Nasimi gjatë seancave në Hagë.

“Iu kanë kujtuar momentet më të vështira. Ai nuk ka qarë as në kohën e Jugosllavisë, por kur i kujtohet se çfarë kanë përjetuar familja, emocionet janë të vështira, jo vetëm për Nasimin, po për çdo kënd.”

“Mesazhet e tij kanë qenë gjithmonë të forta dhe nuk është dorëzuar“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat