AAK: Gjukanoviq vërtetoi fjalët e Haradinajt se kufiri mund të rishikohet

Aktuale

AAK: Gjukanoviq vërtetoi fjalët e Haradinajt se kufiri mund të rishikohet

Më: 18 maj 2022 Në ora: 22:26
Milo Gjukanoviq dhe Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mirëpritur deklarimin e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, se çështja e demarkacionit mes Malit të Zi dhe Kosovës nuk paraqet problem për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Gjukanoviq për këtë çështje ka përmendur edhe marrëveshjen mes dy presidenteve, me të cilën Kosova dhe Mali i Zi zotohen për formim të një komisioni ndërshtetëror, e cila do e korrigjojë çdo gabim eventual që ka ndodhur në procesin e demarkimit të kufirit shtetëror mes dy vendeve.

Sipas AAK-së, kryetari i tyre dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk është e kryer e këtë e tha në RTK edhe vetë Gjukaoniviq.

“Ashtu siç e thashë marrëveshja për demarkacion ndërmjet dy vendeve tona është miratuar. Pas kësaj vazhdon pjesa teknike e punës. Komisioni i përbashkët do të dalë në terren duhet ta vizatojë në mënyrë precize këtë kufi dhe nëse në këtë çështje tregohet se është e logjikshme se disa gjëra duhet të korrigjohen dhe aty ekziston marrëveshja e dy palëve kjo nënkupton se do të bëhet në frymën e miqësisë dhe respektit të interesave të ndërsjella. Unë nisem gjithmonë nga pika se Mali i Zi dhe Kosova janë miq dhe në mënyrë të përgjegjshme do ta ruajmë miqësinë tonë dhe do të provojmë që pikërisht me këtë miqësi ta valerizojmë potencialet e shumta të bashkëpunimit tonë”, tha Gjukanoviq.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat