Qeriqi nuk e përjashton mundësinë e protestave pas dënimit të Gucatit e Haradinajt

Aktuale

Qeriqi nuk e përjashton mundësinë e protestave pas dënimit të Gucatit e Haradinajt

Më: 18 maj 2022 Në ora: 23:22
Xhevdet Qeriqi

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi nuk ka përjashtuar mundësinë e protestave pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënim me 4 vjet e gjysmë burg ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Qeriqi deklaroi se lidhur me mbajtjen apo jo të një proteste do të vendosin në Këshillin Drejtues të Shoqatës së Invalidëve dhe Organizatës së Veteranëve.

“Ne kemi takime të vazhdueshme dhe jemi kemi koordinime mes veti dhe për çfarë do vendimi jemi të unifikuar për protesta varet se si Këshilli drejtues i OVL çfarë vendimi do të merr e rëndësishme është që me bë gjithçka që me e paraqit atë padrejtësinë që po i bëhet krerëve të UÇK-së nga kjo gjykatë politike që po bashkëpunon me Prokurorinë Serbe”, shtoi ai.

Madje, sipas tij përpos bashkëpunimit me Prokurorinë serbe, Gjykata Speciale ka për qëllim që me çdo kusht t’i dënojë ish-krerët e UÇK-së.

Tutje, ai komentoi edhe deklaratat e prokurorit pas aktgjykimit të Speciales, për të cilin thotë se ka shenja se mund të sillen prapë dosje si në të kaluarën në zyrat e OVL-UÇK-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat