Kurti: Mund të ketë Asociacion, por jo mbi baza etnike

Aktuale

Kurti: Mund të ketë Asociacion, por jo mbi baza etnike

Më: 19 maj 2022 Në ora: 20:21
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Serbia ka ngelur pas pasi nuk i pranon krimet që i ka kryer në Kosovë, teksa shtoi se ajo refuzon ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se presidenti amerikan, Joe Biden e ka formuluar shumë mirë çështjen se duhet të kemi normalizim të plotë, përmes një marrëveshje ligjërisht obligime, e cila në qendër e ka njohjen reciproke.

“Unë jam i gatshëm për njohje reciproke, Serbia nuk është. Nuk ka kurrfarë faji asnjë instancë e shtetit të pavarur të Kosovës për faktin që nuk e kemi suksesin e pretenduar në dialogun me Serbinë. Qenia e Kosovës nuk është problematike. Raportin me Serbinë nuk e kemi normal, duam ta normalizojmë. Për këtë, Serbia duhet të ndryshojë”, shtoi shefi i qeverisë në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Në pyetjen rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, kreu i LVV-së tha se kjo nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë u shpreh se mund të ketë asociacion, por jo mbi baza etnike.

“Ne jemi të gatshëm, kreativ e konstruktiv. Ne dëshirojmë që të ketë normalizim. Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe nuk e ka kaluar testin e Kushtetueses. Ajo ka konstatuar që 23 nene të Kushtetuese, praktikisht shkelën. Mund të ketë Asociacion të Komunave, por jo mbi baza etnike”.

“Në mënyrën se si është frymën dhe germën e saj, jo. Në qendër të marrëveshjes për normalizim, s’është asociacioni. S’ka asnjë zyrtarë amerikanë që e thotë këtë. Nuk kemi nevojë ta heqim nga qendra njohjen reciproke, e ta sjellim asociacionin”, theksoi tutje Kurti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat