Maxharraj:Vizita në Shtëpinë e Bardhë nuk është kulmi i promerikanizmit?!

Aktuale

Maxharraj:Vizita në Shtëpinë e Bardhë nuk është kulmi i promerikanizmit?!

Nga: H.O. Më: 22 maj 2022 Në ora: 20:56
Albin Kurti

Profesori dhe publicisti Binak Maxharraj ka komentuar vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Amerikë.

Ai thotë se vizitat në Amerikë realizohen në nivele të ndryshme shtetërore, si në Shtëpinë e Bardhë, në Departmente të ndryshme shtetërore, takimet në Kongres dhe Senat me kongresmen dhe senatorë të çmuar e dashamirë të Kosovës.

“Në krahasim me Ramush Haradinaj i cili poashtu këto ditë e përcolli si hije Albin Kurtin në Amerikë ishte për pikë të qejfit, thjeshtë në një shëtitje krejtësishtë private pa asnjë takim zyrtar. Çuditërisht dhe askush se pyeti pse ishte atje, më parë atë kujat e bëri vizitën etj., dhe u kthye në Kosovë në stilin “shko e eja si Adem Peja”, thotë Maxharraj.

Shkrimi i plotë:

VIZITA NË SHTËPINË E BARDHË NUK ËSHTË KULMI I PROMERIKANIZMIT?!

Mos të harrojmë se në Shtëpinë e Bardhë ishin edhe çetnikët antiamerikanë të përbetuar.

Vizitat në Amerikë realizohen në nivele të ndryshme shtetërore, si në Shtëpinë e Bardhë, në Departmente të ndryshme shtetërore, takimet në Kongres dhe Senat me kongresmen dhe senatorë të çmuar e dashamirë të Kosovës.

Në këto nivele kryeministri ynë Albin Kurti këto ditë pati vizita të ngjeshura gjatë periudhës sa po qëndron në vizitë pune në Amerikë.

Në krahasim me Ramush Haradinaj i cili poashtu këto ditë e përcolli si hije Albin Kurtin në Amerikë ishte për pikë të qejfit, thjeshtë në një shëtitje krejtësishtë private pa asnjë takim zyrtar. Çuditërisht dhe askush se pyeti pse ishte atje, më parë atë kujat e bëri vizitën etj., dhe u kthye në Kosovë në stilin “shko e eja si Adem Peja”.

Nga ana tjetër kryeministri Albin Kurti pati një turnë pune shumë të ngjeshur gati në të gjitha nivelet shtetërore, pra në Departemente ku edhe vizitat shtetëtore konkretizohen me kontrata dhe marrëveshje shtetërore që në njërën nga ata ia solli Kosovës mbi 230 milionë dollarë e shumë marrëveshje tjera. Pati vizita puna edhe në Kongresin dhe Senatin Amerikan me Kongresmene të ndryshëm por edhe me z.Pelopi udhëheqëse e Kongresit Amerikan. Kurti u takua edhe më shumë kongresmen e senator, me miq e dashamirë të Kosovës që luftojnë për senbilizimin e çështjes së Kosovës që ajo të ecë përpara me njohje të reja.

Por, gojëkëqinjëve dhe skucave të partive të ndryshme po gjuajnë kritika se pse kryeministri nuk po pranohet edhe në Shtëpinë e Bardhë kur dihet se Presidenti Biden është i zënë për së teprmi me punë shtetërore e sidmomos në menaxhimin e krizën në luften e Rusisë me Ukraninën dhe shumë çështje tjera shtetërore.

Po ua përkujtoi këtyre faqezive të partive politike si PDK, LDK dhe AAK se kryeministri Albin Kurti është me proamerikan se sa Grenellistet e tipit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, etj., të cilët bënë grushteshtet në shtetin e Kosovës bash me ndihmën e Grenellistve nga Amerika.

Dua të ju them haptas pa kurrfarë hezitimi se hyrja ne Shtëpinë e Bardhë nuk do të thotë të jesh më proamerikan se sa të hysh në ndonjë Departament shtetëror amerikanë ku do të lidhësh dhe firmosësh kontrata dhe marrëveshje milionëshe për vendin tënd.

E këtë e bëri pikërishtë Kryeministëri i Kosovës Albin Kurti. Ai ne Amerikë nuk i lejoj vetes të ndajë asetet e rëndësishme shtetërore me Serbinë siç bëri Avdullah Hoti më Ujmanin.

Tek e fundit edhe këmba e antiamerikanëve më të përbetuar, të çetnikëve dhe vrastarëve të shqiptarëve ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë duke e lënë një njollë të keqe.

Pra, po e përsërisë edhe një herë për gojëkëqinjët, për matrapazët, për të korruptuarit, për kritikuesit e pavend të kryeministrit Albin Kurti i cili me punën e tij ua ka luajtë dheun nën këmbë për vjedhjet e hajnitë e tyre, se nuk është kulmi i proamerikanizmit vizita në Shtëpinë e Bardhë, kur dihet se të gjitha Departamentet e shtetit e kanë rëndësinë e njëjtë.

Po ua përkujtoi këtyre faqezive te partive politike qe po shtihën si proamerikan të falsifikuar sepse ata ishin qe dje,por edhe pardej u munduan të ia fusin Amerikës thikën pas shpine,bile disa edhe te luaj qoqe me Amerikën.Ja,pra cilët janë proamerikanet, kritikuesit falso te Albin Kuerti te cilët edhe sot e kesaj dite bëjnë plane për ndarjën e Kosovës,nuk e kundershtojn Serbin mbrenda Kosovës,nuk e kundeshtojn referendumin dhe zgjedhjet serbe në Kosovë.Këta,pra ne essencë janë me proserbian se sa proamerikan ikan.

Por,megjithate kryeministri Albin Kurti do te ua mbyllë gojën proamerikanve falso duke e vizituar edhe Shtepin e Bardhë ku do te prutet nga zv/presidentja Kamela Harrisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat