Tragjedia në Vaganicë të Mitrovicës, rrëfimi për mbytjen e 9-vjeçarit në kanalin e Ibër-Lepencit

Aktuale

Tragjedia në Vaganicë të Mitrovicës, rrëfimi për mbytjen e 9-vjeçarit në kanalin e Ibër-Lepencit

Më: 23 maj 2022 Në ora: 21:30
Vdekja e 9 vjeçarit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Vaganicë të Mitrovicës, një ditë më parë. Atje ka humbur jetën një 9 vjeçar, që dyshohet të ketë rënë në Kanalin e Ibër – Lepencit. Familja të prekur thellë nga ngjarja rrëfejnë se si e morën lajmin që anëtari i familjes së tyre, kishte humbur jetën

Familja Deliu, në fshatin Vaganicë të Mitrovicës një ditë më parë kishin përjetuar një ngjarje të rëndë.

Në orët e mbrëmjes kjo familje mori lajmin se anëtari i tyre i moshës nëntë vjeçar, kishte humbur jetën në kanalin e Ibër – Lepenicit.

Ngjarjen e kishte përjetuar rëndë Nyrsret Deliu, që me dhimbje e më lotë në sy, rrëfen si kuptoi që nipi i tij Muhamed Deliu, kishte humbur jetën.

Ndonëse është shimë i mërzitur, Deliu thotë se më të rënd përjetimin e kësaj situate po ua bënë fakti 9 vjeçari vdiq duke u larë në kanalin e Ibër Lepncit.

“Ka qenë me fëmijë duke luajtur dhe ata thonë që ka ra në ujë. Nuk është koha për mu la dhe ne dyshojmë që tjetër është se s’ka mund dje me hy mu la pasi ka qenë duke rënë shi. Neve na ka ardhë lajmi si ka vdekur nga Polica e Kosovës”, Nysret Deliu-Axha.

Kanali ku u gjet trupi i 9 vjeçarit gjendet disa kilometra largë shtëpisë së familjes Deliu.

Muhamed Deliu është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes.

E vdekjet në  kanalin e Ibër – Lepencit, duket se nuk janë gjë e pazakontë.

Dibran Dibrani, banorë i fshatit Vaganicë thotë se shkaku i rrezikut nga mos mbulesa e këtij kanali, detyrohen që çdo lëvizje ta bëjnë më automjete.

“Nja 30 vet jonë mbyte këtu. O rrezik o këtu krejt. Jena ankua po si të varret. Dy vet vjet jonë mbyte”, Dibran Dibrani- Banorë.

Lidhur më këto ankesa dhe ngjarjen tragjike të ditës së diele, RTV Dukagjini ka kërkuar sqarime edhe nga kompania Ibër – Lepenici.

Por, të njëjtit gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” me seli në Prishtinë është kompani publike, shumë funksionale e cila furnizon industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë me ujë të papërpunuar si dhe prodhon energji elektrike nga Hidrocentrali i Ujmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat