Sveçla jep lajmin: Arrestohet zyrtari policor që dëmtoi provat nga aksioni i djeshëm në veri

Aktuale

Sveçla jep lajmin: Arrestohet zyrtari policor që dëmtoi provat nga aksioni i djeshëm në veri

Më: 24 maj 2022 Në ora: 21:00
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet se dëmtoi provat nga aksioni i djeshëm në Zveçan.

“Për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit, nga Inspektoriati Policor i Kosovës arrestohet një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë -Veri dhe dërgohet në mbajtje”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka thënë se do të ketë zero tolerancë ndaj krimit, posaçërisht atij brenda radhëve të policisë.

“Për polici të pastër në shërbim të ligjit e qytetarëve! Për policë të ndershëm e profesionalë!”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat