Gjykata rrëzon vendimin e AKP-së, vendos në favor të Aziz Tafës

Aktuale

Gjykata rrëzon vendimin e AKP-së, vendos në favor të Aziz Tafës

Më: 25 maj 2022 Në ora: 12:20
Gjykata rrëzon vendimin e AKP-së, vendos në favor të Aziz Tafës

Kolegji i Apelit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme ka miratuar ankesën e biznesmenit Aziz Tafa kundër Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për rastin e ndërmarrjes “AgroKosova Holding”.

Supremja, në një aktgjykim të shpallur sot, ka urdhëruar AKP-në të kthejë rastin në gjendjen e mëparshme dhe ka urdhëruar AKP-në që të ekzekutojë këtë vendim brenda disa ditësh.

Më 31 janar të këtij viti, Agjencisë Kosovare të Privatizimit mori vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka”).

Ky vendim i Bordit të AKP-së u ekzekutua, përmes ndërhyrjes së autoriteteve shtetërore katër ditë më vonë, më 3 shkurt.

“AgroKosova Holding”, në vitin 2007 ishte privatizuar përmes një spin-offi special nga biznesmeni Aziz Tafa.

Me rastin e ekzekutimit të vendimit të Bordit të AKP-së për marrjen nën administrim direkt të ndërmarrjes, Tafa kishte thënë se nuk do t’ia dorëzonte shtetit pronën e ndërmarrjes.

Ai e kishte konsideruar të kundërligjshëm vendimin e AKP-së.

“Ata kanë kërkuar që ta dorëzojmë vullnetarisht por nuk do ta dorëzojmë s’kemi pse, s’kemi kujt. Nuk kanë pasur të drejtë ta marrin këtë vendim”, ishte shprehur ai në një paraqitje para mediave.

Avokati i kompanisë “ Agrokosova Holding”, Ibrahim Maxhuni, kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj AKP-së në fillim të muajit shkurt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat