Zëvendësministrja e Shëndetësisë: Në Kosovë s’ka raste të Lisë së Majmunëve, rreziku është i ulët

Aktuale

Zëvendësministrja e Shëndetësisë: Në Kosovë s’ka raste të Lisë së Majmunëve, rreziku është i ulët

Më: 25 maj 2022 Në ora: 14:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kanë mbajtur një konferencë për medie, pas shfaqjen së rasteve të para në botë të Lisë së Majmunëve. Ata thanë se në Kosovë nuk ka të infektuar dhe se rreziku për këtë sëmundje është i vogël.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka thënë se në Kosovë nuk është shfaqur asnjë rast me sëmundjen e Lisë së Majmunëve.

“Infeksioni tashmë i shfaqur në disa vende të botës, por në vendin tonë asnjë rast deri tani nuk është regjistruar dhe rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët. Ministria e Shëndetësisë me strukturat e veta po monitorin në vazhdimësi situatën, dhe po përgatit rekomandime për profesionistët shëndetësor dhe të tjerë”, tha ajo.

E drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, tha se ekipet e epidemiologëve janë në gatishmëri të plotë në përcjellën e kësaj sëmundje dhe se janë të gatshëm në përpilimin e dokumentit të parë me rekomandime.

“IKSHPK-ja ka përcjell me vëmendje epidemiologjinë e lijës së majmunëve, duke pasur parasysh se kjo sëmundje e ka djepin ne Afrike. Ekipet e epidemiologëve janë në gatishmëri të plotë në përcjellën e sëmundjes. Kemi përpiluar dokumentin e parë me rekomandime dhe masa sa i përket lisë së majmunëve dhe do të përditësohet me të dhëna çdo ditë”, tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat