Ish Komandanti i Policisë Ushtarake të UÇK-së: Kështu duhet të jetë shërbimi ushtarak në Kosovë

Aktuale

Ish Komandanti i Policisë Ushtarake të UÇK-së: Kështu duhet të jetë shërbimi ushtarak në Kosovë

Nga: P.R Më: 25 maj 2022 Në ora: 22:02
Ish Komandanti i Policisë Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha gjatë luftës në Kosovë

Si do të duhej të organizohet shërbimi ushtarak në Kosovë

Ish Komandanti i Policisë Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, përmes një postimi në facebook ka shkruar lidhur me shërbimin e mundshëm ushtarak në Kosovë.

Hoxha në postimin e tij ka dhënë detaje si do të dukej, shërbimi ushtarak në Kosovë sipas tij.

Postimi i plotë:

Më vjen mirë që më në fund u aktualizua zyrtarisht çështja e shërbimit ushtarak nga institucionet e Republikës .

Rregullisht kam propozuar që të kemi sistem te trajnimit dhe të aftësimit te rinis tone për raste emergjente dhe si ushtri rezerve.

Vitin 2019 kam biseduar edhe me ministrin Rrustem Berisha, po ashtu edhe me ish ministrin z Anton Qunin që dytë i kam kolegë dhe bashkëluftëtar nga UÇK, dhe me shume liderët te VV se ne duhet te kemi një sistem, një model për te aftësuar rinin tone dhe ja modeli të cilin unë e paramendoj që ta kemi:

SI DO TË DUKEJ AFTËSIMI, SHËRBIMI USHTARAK NË KOSOVË :

Duhet të kemi obligim të shërbejmë shtetin në afat kohorë prej tre muajve në tri etapa në afat kohorë prej 5 viteve.

Obligimin mundemi ta bëjmë në:

a. Ushtrinë e Kosovës

b. Në strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Gatishmërisë Emergjente

Kush ku do të shërben mvaret prej nevojës së shtetit , prej aftësive psikofizike dhe prej gatishmërisë profesionale të qytetarit dhe dëshirës së tij, pra mundemi të bisedojmë me qytetarin .

Pasi aktualisht po bëni pyetje për shërbimin ushtarak unë e paramendoj në këtë formë shërbimin duke i pas parasysh rrethanat në të cilat gjendemi si shtet , buxhetin dhe faktorin e brendshëm dhe të jashtëm politik .

Ushtria:

Shërbimi 3 x1 muaj në afat kohorë prej 5 viteve,

Shërbimi ushtarak bëhet në kazermat ekzistuese të FSK-së trajnohet, stërvitet nga stafi ekzistues profesional i FSK-së , ushtarët do të qëndrojnë tër kohen në kazerme vetëm javën e parë të shërbimit, në fund të javës ipet betimi dhe pastaj tri javët tjera të muajit të parë dhe dy muajt të tjerë me vone ushtarët flenë në shtëpitë e tyre kurse në kazermë qëndrojnë gjate orarit të punës nga ora 7.00h deri ne ora 17.00 h , pos natës kur do të jen në detyre roje dhe do të shërbejnë më së afërmi vendbanimit të tyre.

MUAJI I PARË të aftësohen ushtarët me njohuri teorike dhe praktike për sistemin e mbrojtjes, ushtrinë dhe strukturat të tjera mbrojtëse, njohurit me armatimin që posedojmë, bartja e uniformes dhe rregullat ushtarake. Rreshtimet, lëndët taktike dhe operative, tani mos të lëshohem në plan program detal që do të bëhet me kohë.

Gjate këtij muaji do jen ligjërimet dhe aftësitë gjenerale, të përgjithshme, unike për të gjithë pjesëtaret e ushtrisë.

MUAJI I DYTË në muajin e dyte do të ftohen pjesëtaret e ushtrisë të profilizuar dhe të caktuar në gjini ushtarake, këto do të vërehen dhe të profilizohen gjate muajit të parë të shërbimit, pra do të aftësohen dhe trajnohen për gjini ushtarake për këmbësori, artiljeri, tenkiste, intedante, mbrojtje kundërajrore, ingjinjeri, vëzhgues, polic ushtarak, dhe ato gjini qe gjinden në FSK.

MUAJI I TRET do të jete muaj ku ushtarët do të kyqen në ushtrime dhe aktivitete të ndryshme në baz të planit dhe programit duke filluar në aksione në komunat ku ata sherbejnë ti ndihmojnë edhe strukturat e Mbrojtjes Civile, të pyllëzojnë hapësirat publike, dhe të shërbejnë ne strukturat e gjinive te tyre ushtarake me pune gjate orarit të punës. Do të ndihmojnë në fabrika, atelie ushtarake, në ferma, kopshte e toka ku punohet për te kultivuar ushtrie ushqim dhe pajisje te tjera për nevoja të saja.

Intervali kohorë mes tre muajve përcaktohet me plan të veçantë te ushtrisë dhe përgatitjeve paraprake.

Stafi interesant dhe karakteristik që është i nevojshëm për të shërbyer si staf civil në ushtri mundet ti bëhet kontrata e punës dhe të jete staf aktiv ne shërbim të ushtrisë si janë psh: mjeket, mekanikët , kuzhinierët, rrobaqepësit, bujqit, vozitësit, gjeodetët, topografët etj etj .

Me përfundimin e muajit të tret ne i kemi rininë të aftësuar, të seleksionuar dhe të vendoste në vendin e duhur ku do të jen staf rezervë .

Do të bartin uniforme dhe armatim gjate shërbimit te tyre kurse ne shtëpi munden të udhëtojnë ne uniforme apo tesha civile varet si do te vendoset me ligj.

Për ti zvogëluar shpenzimet Ushtria e Kosovës duhet të bën projekte qe të prodhon dhe kultivon ushqim për stafin e sajë, pajisjet me teknike për riparimin dhe mirëmbajtjen e te gjitha automjeteve te shtetit duke filluar nga qeverija, ministritë, komunat, zjarrfikëset, arsimi, mjekësia, pylltarie etj etj qe në atë qendër pra të ken staf civil profesionel per mekanikë dhe te krijohen te hyrat buxhetore nga ministrit të tjera dhe te shmangen keqpërdorimet e kësaj lëmie që ndodhin tani.

Ky projekt propozoj të fillojë si prototip me nga tre togje (nga 100 ushtarë) në secilën ZO të FSK-së që brenda një viti tri togjet të shërbejnë shërbimin në tersi 3×1 muaj, pra nga një togë të jete aktivë në secilën zonë, ku gjate kësaj pune bëhen planet, analizohen metodat e punës, projektet, kërkesat, buxheti, pajisjet për të përgatit ligjin dhe projektin final.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat