​Krasniqi-Wieland biseduan për anëtarësimin e Kosovës në nisma rajonale të BE-së

Aktuale

​Krasniqi-Wieland biseduan për anëtarësimin e Kosovës në nisma rajonale të BE-së

Më: 26 maj 2022 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim sot, nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me të cilin ka diskutuar për mbështetjen e Kosovës në anëtarësimin e saj në iniciativa rajonale të BE-së.

Me këtë rast Krasniqi ka ritheksuar angazhimin e komunave të Kosovës në përmbushjen e reformave në kuadër të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA II).

Në takim u bisedua edhe për iniciativat e reja mbi përafrimin e qyteteve dhe qytetarëve të Kosovës me ato të BE-së.

Kjo, me qëllim të prosperitetit ekonomik në frymën e unitetit, tolerancës si dhe dialogut konstruktiv në mes të komuniteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat