Mjekja shqiptare në Gjermani: Lija e majmunit nuk përbën rrezik për një epidemi të re

Aktuale

Mjekja shqiptare në Gjermani: Lija e majmunit nuk përbën rrezik për një epidemi të re

Më: 26 maj 2022 Në ora: 18:45
Aurora Dollomberg

Mejkja shqiptare që punon në Gjermani, Aurora Dollomberg tha se nuk ka asnjë arsye për të bërë panikë apo për t'u frikësuar nga lija e majmunëve.

Dollonberg e cila drejton dy klinika në Hanover në Gjermani në një lidhje direkte foli për lijën e majmunëve dhe dallimet që ka me Covid – 19.

Ajo shpjegoi simptomat e kësaj sëmundje duke thënë se personat që janë të infektuar me lijën e majmunëve kanë simptoma të lehta dhe se kjo sëmundje nuk transmetohet lehtë sikurse koronavirusi.

“Nuk kemi asnjë arsye për të bërë panikë apo për të pasur frikë nga lija e majmunit sepse ndryshe nga koronavirusi, ky virus është shumë herë më i padëmshëm, më i lehtë. Nga forma e tij klinike është më i vështirë për t’u përhapur sepse është vetëm nga kontakti i ngushtë e jo nëpërmjet rrugëve ajrore siç ka qenë koronavirusi”, tha ajo.

Tutje Dollemberg bëri të ditur se tashmë për lijën e majmunit ekziston vaksina përgjithshme e cila është përdorur që nga viti 1970 kundër lisë.

Për këtë virus ne për fatin e mirë që prej vitit 1970 kemi një vaksinë që është vaksina e përgjithshme kundër lisë edhe pse ky ka marrë titullin lija e majmunit sepse është zbuluar për herë të parë tek majuni po përsëri janë brejtësit, pra kafshët… transmetuesit e lisë tek njeriu dhe kundër këtij virusi ne kemi që në fëmijëri një vaksinë që e marrin në mënyrë të detyrusheme pjesa ma e madhe e popullatës. Lija e majmunit nuk përbënë rrezik për një epidemi të re”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat