Haxhiu thotë se Vitia merr rrogë nga një spital privat, kjo është pasuria e tij

Aktuale

Haxhiu thotë se Vitia merr rrogë nga një spital privat, kjo është pasuria e tij

Nga: H.O. Më: 26 maj 2022 Në ora: 18:50
Arben Vitia

Arben Vitia deri më tani ishte Ministër i Shëndetësisë, në Qeverinë Kurti. Duke qenë në këtë pozitë, ai vitin e kaluar ka bërë publike pasurinë e tij.

Vitia ka deklaruar se posedon një shtëpi në vlerën 150 mijë euro dhe truall në vlerën 250 mijë euro.

Ai tek pasuria e luajtshme ka deklaruar se posedon një veturë Mazda në vlerën 12 mijë euro dhe një tjetër në emër të bashkëshortes, në vlerën 15 mijë euro.

Ai mban të kursyera rreth 10 mijë euro, ndërsa si borxhe-kredi ka mbi 22 mijë euro.

Paga e tij e deklaruar si ministër ishte 1.150 euro, derisa e bashkëshortes së tij e cila punon në një spital privat, është 1500 euro.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat