Zëdhënësi i PDK-së thotë se Kurtin nuk e kanë pranuar në Shtëpinë e Bardhë

Aktuale

Zëdhënësi i PDK-së thotë se Kurtin nuk e kanë pranuar në Shtëpinë e Bardhë

Më: 26 maj 2022 Në ora: 20:25
Faton Abdullahu

Duke e komentuar vizitën e kryeministrit, Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu thotë se Kurtin nuk e kanë pranuar në Shtëpinë e Bardhë.

Abdullahu deklaroi se nuk mund të vlerësohet vizita e Kurtit në SHBA pa u përmendur mungesa e një takimi të nivelit të lartë.

“Është e pashmangshme të vlerësohet vizita e kryeministrit Kurti në SHBA e të mos thuhet ajo që është më e rëndësishmja në këtë takim apo thënë më mirë në këtë vizitë ku mungon, ka munguar takimi i një niveli të lartë, takim në Shtëpinë e Bardhë. Kurti nuk e ka planifikuar të shkojë në Shtëpinë e Bardhë dhe tash po e akuzoj Kurtin po them pse nuk shkove ti në Shtëpinë e Bardhë. Jo, është shumë më i thjeshtë problemi.

Ti më herët pse nuk e planifikove me shku në Shtëpinë e Bardhë, a din pse, pse nuk të pranojnë në Shtëpinë e Bardhë, për këtë arsye nuk ke planifiku pse ata nuk të kanë pranuar”, tha Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat