Gorani: QUINT-i po e përdor Manastirin e Deçanit për presion sistematik mbi qeverinë

Aktuale

Gorani: QUINT-i po e përdor Manastirin e Deçanit për presion sistematik mbi qeverinë

Më: 26 maj 2022 Në ora: 21:55
Dukagjin Gorani

Gazetari Dukagjin Gorani ka thënë se ka mundësi që shtetet e QUINT-it kanë vendosur që të bëjnë presion mbi qeverinë e Kosovës duke përdorur çështjen e Manastirit të Deçanit.

Gorani ka thënë se kjo qeveri nuk ka guxim të përballet me këtë temë.

“Lehtë është të thuash disa gjëra në opozitë e më pastaj kur vjen në qeveri e sheh se nuk është gjithçka ashtu”, tha ai.

“Këta kanë vendosur që të mos e përsërisin atë që kanë thënë. As nuk po ndërrojnë mendim, pasi kjo do të binte në desh me atë që kanë thënë më herët. Pra këta po zgjedhin heshtjen tani para vendimit të Kushtetueses”, shtoi Gorani.

Tutje ai ka komentuar edhe vizitën e ambasadorëve të vendeve të huaja në Manastirin e Deçanit. Ai e sheh këtë vizitë si presion.

“QUINT-i ka vendosur që Manastirin e Deçanit ta përdor për një presion sistematik mbi qeverinë”, përfundoi Gorani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat