Lumir Abdixhiku publikon fotot, Përparim Rama shfaqet përkrah kreut të LDK-së

Aktuale

Lumir Abdixhiku publikon fotot, Përparim Rama shfaqet përkrah kreut të LDK-së

Nga: P.R Më: 26 maj 2022 Në ora: 22:19
Krah kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, është shfaqur edhe kryetari i Komunës së Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur takimin e parë rajonal, si pjesë e konsultimeve programore me qytetarët e regjionit Qendër.

E si rrallë herë, krah kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, është shfaqur edhe kryetari i Komunës së Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, për të cilin u raportua se nuk kishte raporte të mira me kreun e LDK-së.

“Sonte, nën temën “Qytetet tona: Digjitalizimi, Planifikimi dhe Transformimi”, prezantuam pikëpamjet tona rreth qeverisjes lokale. Lipjani ishte nikoqir i këtij takimi. Përparimi, Xhafa, Vlora, Blerta dhe Imriu, paraqitën sfidat e vizionet e tyre. Morrëm dhe mendime e sugjerime të vlershme gjatë diskutimeve të hapura me qytetarë. Ato do të shtresohen në programin më përmbajtësor që Kosova ka patur ndonjëherë”, ka shkruar Abdixhiku, teksa ka publikuar fotot ku Rama dhe Abdxhiku shihen në disponim shumë të mirë.

Postimi i plotë:

LDK IU DËGJON

Programi ynë politik po merr formë. Sonte, mbajtëm takimin e parë rajonal - pjesë e konsultimeve programore me qytetarët tanë të regjionit Qendër. Platforma jonë politike, “Lidhja për të ardhmen” merr kuptim vetëm atëherë kur buron e ndërtohet nga qytetarët tanë, punëtorët, ndërmarrësit, grupet e interesit e profesionistët e fushave.

Sonte, nën temëm “Qytetet tona: Digjitalizimi, Planifikimi dhe Transformimi”, prezantuam pikëpamjet tona rreth qeverisjes lokale. Lipjani ishte nikoqir i këtij takimi. Përparimi, Xhafa, Vlora, Blerta dhe Imriu, paraqitën sfidat e vizionet e tyre. Morrëm dhe mendime e sugjerime të vlershme gjatë diskutimeve të hapura me qytetarë. Ato do të shtresohen në programin më përmbajtësor që Kosova ka patur ndonjëherë.

Gjatë ditëve, javëve e muajve në vijim, LDK do të bashkëbisedojë me qytetarë tanë në çdo anë të Kosovës e në mërgatë. Vendi ynë ka nevojë për një projekt të ri politik, që i jep drejtim zhvillimit shoqëror, ekonomik e rrugëtimit tonë euro-atlantik. Këtë projekt të ri, do ta ndërtojmë bashkërisht sot, për ta implementuar në qeverisje nesër.

Takimin e radhës rajonal do ta mbajmë tek Gazi në Pejë; me qytetarë të anës së Dukagjinit.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat