Haxhiu paralajmëron: 12 deputetë të pozitës e përkrahin tërheqjen nga Trusti

Aktuale

Haxhiu paralajmëron: 12 deputetë të pozitës e përkrahin tërheqjen nga Trusti

Më: 26 maj 2022 Në ora: 23:16
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se 12 deputetë të shumicës parlamentare janë deklaruar se do ta votojnë tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti.

Haxhiu pohoi se ka biseduar me shumicën e deputetëve të Kuvendit lidhur me tërheqjen e mjeteve financiare dhe thekson se ka gatishmëri të mazhorancës në përgjithësi të votohet.

“Unë kam biseduar me shumicën e deputetëve të Kuvendit dhe ka gatishmëri edhe nga mazhoranca të votohet. E kam thënë edhe më herët se kanë qenë 12 deputetë të mazhorncës të cilët janë deklaruar pro projektligjit. Domethënë 12 deputetë të mazhorancës, nuk i kam ndarë as të Listës Guxo as minoriteteve, as Lëvizjes Vetëvendosje, por të mazhornacës të cilët bëjnë shumicën dhe këtu duket që ka diçka ose atëherë ka qenë një lojë e partisë në pushtet për të mos e kaluar Kodin Civil, ose ata deputetë kanë pasur integritet. Nëse kanë pasur integritet për çështjen e një komuniteti të caktuar ose atëherë janë thirrë që po i mbrojnë votuesit të cilët i kanë votuar, por i njëjti votues po thotë votoje Trustin”, tha Haxhiu.

Haxhiu tutje theksoi se ka pasur deputetë të opozitës të cilët e kanë kundërshtuar edhe pagën minimale.

“Sa i përket pagës minimale, ka pas deputet to Lëvizjes Vetëvendosjes, të cilët e kanë kundërshtuar ligjin për pagën minimale sepse është diskriminues, i përjashton të verbërit, paraplegjikët, tetragjikët dhe veteranët dhe për këtë nuk ka kaluar sepse opozita nuk ia ka votuar”, tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat