Demhasaj: Askujt më shumë sesa Qeverisë nuk i konvenon tërheqja nga Trusti

Aktuale

Demhasaj: Askujt më shumë sesa Qeverisë nuk i konvenon tërheqja nga Trusti

Më: 26 maj 2022 Në ora: 23:45
Arton Demhasaj

Analisti, Arton Demhasaj, deklaroi se në aspektin populist dhe atë politik askujt me shume sesa Qeverisë nuk i konvenon tërheqja e mjeteve pensionale nga Trusti.

Sipas tij, kjo tërheqje do të gjeneronte rritje ekonomike.

“Nëse tash lejohet me u tërhjek 10 ose 20% të Trustit dhe më vonë hyjnë 400 milionë euro në treg do të thotë kjo e rritë tregun dhe njëkohësisht gjeneron edhe rritje ekonomike, që Qeveria pastaj në fund të vitit do të thotë kaq është rritja ekonomike qysh edhe po thotë tash për vitin paraprak që në njëfarë mënyre edhe në atë rritje ekonomike edhe atëherë ka ndikuar tërheqja e Trustit”, tha ai.

Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatit” tha se tërheqja e parave nga Trusti nuk është problematike sepse sipas tij, kështu ka qenë edhe herën e kaluar kur është bërë tërheqja e 10% të mjeteve të Trustit, e siç tha ai, qytetarët veçse kanë arritur t’i kompensojnë ato mjete.

“Dhe argumenti që po jipet që tërheqja e Trustit është problematike apo katastrofale për Trustin kështu ka qenë edhe në 10%, por u hekën ato 10% dhe nuk është që u bë diçka. Një pjesë të tyre kanë mbërritur t’i kompensojnë mjetet që kanë tërheq për tash sa po flasim pra nuk është aq problematike”, shtoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat