Mohoi Masakrën e Reçakut- Ambasadori amerikan i reagon Sergei Lavrovit

Aktuale

Mohoi Masakrën e Reçakut- Ambasadori amerikan i reagon Sergei Lavrovit

Më: 27 maj 2022 Në ora: 11:02
Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i ka reaguar shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, i cili ka mohuar Masakrën e Reçakut duke thënë se është “trillim”.

Hovenier ka shkruar në twitter ata që mohojnë mizoritë në Reçak, kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal se përpjekjet për të rishkruar dhe mohuar diçka si Masakra e Reçakut e cila është mirë e dokumentuar glorifikojnë krimet e luftës dhe çnderojnë kujtimet për të vdekurit dhe hapin plagët e të mbijetuarve.“

"Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Hovenier.

Sergeri Lavrov ka mohuar Masakrën e Reçakut teksa ka folur për masakrën që ushtarët rus kanë kryer në Bucha të Ukrainës kundër civilëve të paarmatosur.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat