Presidentja Osmani e gradon Irfete Spahiun inspektore gjenerale në FSK

Aktuale

Presidentja Osmani e gradon Irfete Spahiun inspektore gjenerale në FSK

Më: 27 maj 2022 Në ora: 11:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka graduar me titullin inspektore gjenerale në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Irfete Spahiun.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Presidentja Vjosa Osmani  tha se është nder që për herë të parë gradohet një grua dhe emërohet si inspektore gjenerale në FSK.

Kam dekretuar zonjën Irfete Spahiun nga grada gjeneral brigade në inspektore gjenerale. Ky gradim është nder edhe përgjegjësi. Nga gratë dhe burrat në uniformë familjet tuaja e tona e Republika e Kosovës presim shumë nga ju. Gjeneral majorja e parë në ushtrinë tonë jam e bindur që do të vazhdojë të punojë me nder dhe të na bëjë krenarë”, tha ajo.

E inspektorja gjenerale në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Irfete Spahiu, tha se këtë përgjegjësi nga institucionet e Kosovës do ta kryejë me nder e dinjitet.

Kjo është përgjegjësia e imja po shpresoj e po besoj që besimi që institucionet e Kosovës ma kanë dhënë do ta ruaj me nder dhe dinjitet”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat