Kamberi: Jam optimist që do t’i marrim 200 votat e nevojshme për ta siguruar ulësen në Parlament

Aktuale

Kamberi: Jam optimist që do t’i marrim 200 votat e nevojshme për ta siguruar ulësen në Parlament

Më: 27 maj 2022 Në ora: 18:17
Shaip Kamberi

Kreu i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi tha se në zgjedhjet e 28 prilliit në Tërnoc kanë marrë mjaftueshëm vota, mirëpo sipas tij, ishte politizuar procesi zgjedhor si tentativë për të vjedhur mandatin e tyre.

Kamberi tha se në rivotimin e sotëm nuk ka pasur ndonjë vërejtje.

“Unë nuk kam pritur që do të shkojë në këtë mënyrë zgjidhja ime si deputet, sepse në zgjedhjet e 28 prillit, ne patëm mjaftueshëm vota, vërejtjet erdhën pas orës 23:00, që do të thotë një politizim i këtij procesi dhe tentativa për të vjedhur mandatin tonë. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë vërejtje, shpresojmë që mos të ketë as deri në fund të procesit”, tha Kamberi.

Kamberi më tej tha se u duhen vetëm edhe 200 vota për ta siguruar këtë mandat e duptetit në Parlamentin e Serbisë, teksa shtoi se janë optimist që deri në ora 20:00 ta arrijnë këtë.

“Jemi optimist që deri në ora 20:00 të arrijmë t’i sigurojmë edhe 200 vota tjera, sepse na nevojiten 610 vota minimum që ta sigurojmë një mandat. Pra, realisht ka gjasë dhe potencial që ta arrijmë këtë rezultat. Mbi 400 persona kanë dalë në votim deri në ora 16:00”, shtoi tutje ai.

Teksa sot në Tërnoc të Bujanocit ka pasur rivotim për Zgjedhjet Parlamentare të Serbisë, ku kandidati shqiptar, Shaip Kamberi është në garë për deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat