20 vjeçari shan me nënë policët në Suharekë dhe e kap për fyti njërin prej tyre

Aktuale

20 vjeçari shan me nënë policët në Suharekë dhe e kap për fyti njërin prej tyre

Më: 27 maj 2022 Në ora: 22:48
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një 20 vjeçar në Suharekë, pasi që dyshohet për sulm ndaj policëve.

Policia përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se i dyshuari fillimisht i ka sharë ata, e më pas e ka kapur për fyti njërin nga ta.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”

Prizren, 27 maj 2022

Sot, njësiti patrullues i Stacionit Policor në Suharekë ,gjate shqiptimit te një tikete një kundërvajtësi ne trafik, në shenj pakënaqësie me vendimet e zyrtareve policor, ai fillon qe ti. fyen dhe i kanos zyrtaret policor me fjalët :”kam me ua q…. nenën ,kam me ju vra po sa te dilni ne qytet” . zyrtaret policor e kane shoqëruar ne stacion policor në Suharekë te dyshuari A.Z i datëlindjes 2002,m/sh/sh për sjelljet e tije te pa hijshme. Mirëpo i dyshuari me te njëjtat sjellje ka vepruar edhe ne stacionin policor, duke i goditur zyrtaret policor ,e duke tentuar te ike nga stacioni policor.

Ne përpjekje për te ikur nga stacioni policor i ka sulmuar dy zyrtarët policor. Ku i dyshuari e ka godit ne qaf duke e kap për fyti edhe duke ia shqyer uniformen, kurse zyrtarin tjetër godet me shkelm ne gjunjë edhe ne bark duke iu shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari është intervistuar ne pranin e avokatit mbrojtës, në lidhje me rastin është informuar prokurorit i shtetit dhe urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve rajonal ne Prizren.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat