Zyrtarja e BE-së nis peticion për liberalizim vizash për Kosovën

Aktuale

Zyrtarja e BE-së nis peticion për liberalizim vizash për Kosovën

Më: 27 maj 2022 Në ora: 22:54
Ilustrim

Një këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka nisur një peticion për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilën e ka përkrahur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek.

Peticioni i nisur në change.org, i nënshkruar deri tani nga 33 persona, ka qëllim që t’i bind shtete skeptike të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës sa ma parë.

Përkundër se Kosova ka dëshmuar për përmbushjen e të gjitha kushteve, liberalizimi i vizave vazhdon të kundërshtohet nga dy anëtare të BE-së – Franca dhe Holanda. Liberalizimi i vizave për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë është realizuar qe disa vite. Koha është që edhe qytetarët e Kosovës, të kenë mundësinë që të hyjnë në BE pa nevojë për të aplikuar për viza. Ndërkohë, hyrja pa viza është e mundur për të gjithë qytetarët e BE-së në Kosovë. Ky trajtim i pabarabartë duhet të marr fund. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj, bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovë në samitin e radhës të BE-së, në qershor 2022”, thuhet në arsyetimin e iniciativës.

Ndërkohë, ish-zëvendës presidentja e Parlamentit Evropian, Lunacek, e ka quajtur të rëndësishme nismën e Schneerberger.

“Një iniciativë e rëndësishme, ju lutem nënshkruajeni dhe shpërndajeni: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizutar miqtë dhe familjet në BE”, ka shkruar Lunacek.

Ndryshe, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, gjatë një interviste të dhënë sot u shpreh optimist se kosovarëve do t’u hiqen vizat këtë vit. Rohde tha se do të jetë ambasadori i fundit gjerman në Kosovë që do të pyetet për liberalizimin e vizave.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat