Zëvendësministri i Arsimit flet për diskriminimin e nxënësve të komuniteteve: Po të ishin shqiptarë, nuk do të bëhej lajm

Aktuale

Zëvendësministri i Arsimit flet për diskriminimin e nxënësve të komuniteteve: Po të ishin shqiptarë, nuk do të bëhej lajm

Më: 27 maj 2022 Në ora: 23:26
Dukagjin Pupovci

Pupovci për diskriminimin e nxënësve të komuniteteve: Po të ishin shqiptarë, nuk do të bëhej lajm 

Çdo mësues që ka në klasë fëmijë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, apo fëmijë me nevoja të veçanta dhe të tjerë të cilët mund të ndjehen të diskriminuar, duhet të ndërmarrë hapa që fëmijët mos të ndjehen të tillë.

Kështu deklaroi zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, kur u pyet për rastin e festës së abetares në Pejë, ku u raportua se disa nxënës të komuniteteve u lanë anash gjatë festës.

“Pra ata të ulen në qendër me të tjerët. Nëse duhet veçuar dikush, veçohen fëmijët e shumicës”, tha Pupovci.

“Po të kishte ardhur kjo mësuese me fëmijë shqiptarë, dhe t’i kishte ulur aty, kjo nuk do të përbënte kurrfarë lajmi”, shtoi ai.

Pupovci theksoi se nga ky rast është nxjerrë një mësim.

Zëvendësministri tha se sipas informatave që kanë, qëllimi i mësueses në Pejë nuk ishte që t’i diskriminojë këta fëmijë, po ashtu askush nuk i ka thënë që t’i vendos atje lartë.

“Ajo çka mësuesja, dhe çdo mësues në të ardhmen në Kosovë duhet ta dijë është që kur ka fëmijë të grupeve të margjinalizuara aty duhet pasur kujdes nga veçimi i tyre sepse mund të keqkuptohen”, tha Pupovci në RTV21.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat