Tahiri kritikon kryeministrin Kurti: O zotëri e ke mashtruar popullin

Aktuale

Tahiri kritikon kryeministrin Kurti: O zotëri e ke mashtruar popullin

Më: 28 maj 2022 Në ora: 00:22
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Thotë se ky i fundit, e ka mashtruar popullin duke mos mbajtur premtimet e dhëna.

“O zotëri e ke mashtruar popullin. E ke qit tre herë në agjendë legjislative edhe ke thënë e sjelli Ligjin e Pagave edhe s’e ke pru, e sot nuk e thua as një fjalë”, tha Tahiri në emisionin DPT te Fidani në T7.

“S’e ke rrit pagën minimale”, shtoi Tahiri. 

Ai kritikoi VV’në për mungesë të dëshirës për bashkëpunim.

“Është e pakuptimtë kjo qasje: “Ne kemi fituar ne e bëjmë”. Qe a fituan. U bo seanca parlamentare katastrofë, duhet me ndërpre kryetari Konjufca s’e nuk i ka deputetët në sallë. A është faji i AAK. Jo, ne tetë deputetë kemi. Ai i ka 60 deputetë dhe s’mund të mbajë seancë”, tha Tahiri. 

“Ata thonë opozita po bllokon. Jo o vëlla, ju nuk jeni të gatshëm”, theksoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat