Qëndrim Januzi kishte shtënë me gjashtë plumba mbi trupin e Gazmend Hysenin

Aktuale

Qëndrim Januzi kishte shtënë me gjashtë plumba mbi trupin e Gazmend Hysenin

Më: 28 maj 2022 Në ora: 16:16
Gazmend Hyseni, Qëndrim Januzi

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mesnatën e 28 maji në Ferizaj.

Nga të shtënat i vdekur ka mbetur një person, si dhe një tjetër është plagosur nga policia.

Gazetai mëson se person qe mbeti i vrarë nga të shtënat me armë është Gazmend Hyseni i njohur me nofkën Strella. Ndërsa dorasi që vrau Strellën është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi i njohur me nofkën ‘RIFA’.

Sipas Policisë, Qëndrim Januzi ka shtënë me gjashtë plumba në drejtim të Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Tutje, thuhet se Januzi kur është urdhëruar nga policia që të ndalojë, ka tentuar të ik por njëri nga zyrtar policor për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt e plagos Januzin.

“Si provë materiale nga vendi i ngjarjes është konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja. Gjashtë plumba kanë qenë të dorasit mbi viktimin dhe një e policit”, kanë thënë Polici.

Kurse, motivet për këtë ngjarje të rëndë sipas prokurorisë ende nuk dihen.

“Motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen, ndërsa, i dyshuari “Q.J “ me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kurse, trupi i pa jetë i viktimës, me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, shkruhet tutje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat