Nesër seanca gjyqësore për rastin e rrahjes së Dardan Molliqajt e Haki Abazit

Aktuale

Nesër seanca gjyqësore për rastin e rrahjes së Dardan Molliqajt e Haki Abazit

Më: 31 maj 2022 Në ora: 16:59
Dardan Molliqaj, Haki Abazi

Nesër, e mërkurë, është caktuar seanca e hapur për shqyrtim kryesor në rastin e incidentit të kreut të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Lajmin e ka bërë të ditur ky i fundit, përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se është ftuar në cilësinë e të dëmtuarit dhe si dëshmitar.

“Nesër në ora 13:15h në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është caktuar seanca e hapur për shqyrtim kryesor për rastin e sulmit që është kryer në tv T7. Jam ftuar si i dëmtuar dhe si dëshmitar. Po ashtu i  ftuar është i akuzuari D.M. për veprën penale nga neni 184 lidhur me nenin 31 të KPRK”, ka shkruar Abazi.

Incideti ka ndodhur në shtator të vitit 2019, pas përfundimit të një debati televiziv në T7, ku Molliqaj dhe Abazi ishin të ftuar, si kandidatë për deputetë.

Ndërkohë, Prokuroria në Prishtinë në qershor ka ngritur aktakuzë ndaj Molliqajt lidhur me këtë rast.

Molliqajt dhe shoqëruesit të tij i ishte ngritur aktakuzë kundrejt veprës penale të sulmit, ku palë e dëmtuar në këtë rast është Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat