​PDK: Ministrat Gërvalla dhe Damka keqpërdorën rreth 1.1 milionë euro

Aktuale

​PDK: Ministrat Gërvalla dhe Damka keqpërdorën rreth 1.1 milionë euro

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 15:07 Përditësuar në ora: 15:44 më 01.06.2022
Ariana Musliu-Shoshi

​PDK: Ministrat e Qeverisë Kurti keqpërdorën rreth 1.1 milion euro

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar që ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, janë të përfshirë në keqpërdorimin e mbi 1 milion eurove të buxhetit të shtetit.

Lidhur me këtë, PDK është deklaruar në një konferencë për media dhe u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë çështje.

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi tha se bëhet fjalë për një memorandum bashkëpunimi në mes të MZHR-së dhe Caritas-it zviceran që sipas saj është një aferë të dyshimtë dhe e kundërligjshme.

Ajo tha se janë keqpërdorur 1 milion e 40 mijë euro të taksapaguesve dhe se dyshimet rreth kësaj marrëveshjeje janë të karakterit institucional dhe financiar.

Ajo shtoi se marrëveshja është duke e realizuar dhe është mundësuar me pëlqimin zyrtar të nënshkruar nga zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla.

Musliu-Shoshi: Ministrja e Jashtme ka lejuar keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove

“Memorandumi është nënshkruar më datë 16 gusht 2021 nga ana e ministrit Fikrim Damka dhe përfaqësuesve të Caritas-it zviceran, ku statusi ligjor i këtij të fundit, është organizatë joqeveritare, e regjistruar si e tillë në Ministrinë e Administratës Publike të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, Ministria e Zhvillimit Rajonal, jo vetëm që nuk ka autorizim ligjor, por është shprehimisht e ndaluar me legjislacionin në fuqi që shpenzimi i buxhetit shtetëror të bëhet në mënyrën siç është vepruar në këtë proces, por mbi të gjitha të nënshkruhet marrëveshje për ndarje fondesh publike me një organizatë joqeveritare, pa pasur shpallje publike e pa iu nënshtruar një gjë e tillë kritereve për çfarë shteti ka shpallur si interes me atë shpallje”, ka thënë ajo.

Musliu-Shoshi ka thënë se ky memorandum është iniciuar dhe trajtuar sipas Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare, sipas saj, me qëllimin që të trajtohet si Marrëveshje për Bashkëpunim Ndërinstitucional.

Ajo ka thënë se marrëveshje të tilla ministritë mund të lidhin vetëm me shtetet e huaja ose organizatat ndërkombëtare dhe nëse marrëveshjet e tilla nuk përmbajnë obligime të detyrueshme për qeverinë.

Musliu-Shoshi: Memorandumi është nënshkruar në kundërshtim të plotë me ligjin

“Pikërisht mbi këtë bazë, Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, më datë 6 gusht 2021, i ka nënshkruar letrën përmes së cilës ministrit zotëri Damka iu ka dhënë pëlqimi për nënshkrimin e këtij Memorandumi të Bashkëpunimit. Pra, ky memorandum është nënshkruar në kundërshtim të plotë me ligjin, për dy arsye, arsyeja e parë është që ky memorandum është nënshkruar me një OJQ që nuk është subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare, së dyti, e njëjta përmban obligime financiare mbi 1 milion euro për qeverinë nga buxheti i taksapaguesve të tanë”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Ajo ka thënë se për zbatimin e marrëveshjes, ministri Damka ka marrë vendim për ndarjen e 347 mijë eurove nga kodi buxhetor i ministrisë, nga programi “Administrata Qendrore” në kategorinë e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere” që sipas saj kjo është bërë në kundërshtim me ligjin,

Musliu-Shoshi: Gërvalla dhe Damka e kanë bërë këtë me paramendim

“Një shpenzim i tillë i buxhetit nuk është i paraparë e as ndarë me ligjin për buxhetin për 2022, dhe as nuk ka mundësi të realizohet nëse tejkalon 5% të buxhetit të ministrisë. Këtu jo vetëm që nuk ka një vendim të qeverisë, por as edhe aprovim paraprak nga ministria e Financave. Kemi të bëjmë me një aferë të kundërligjshme që nga procedura e ndjekur me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi e deri te keqpërdorimi financiar i buxhetit të taksapaguesve të Kosovës. Pra të dy këta ministra, këtë gjë e kanë bërë me paramendim dhe në bashkëveprim”, ka thënë ajo.

Ndërsa avokati Faton Fetahu ka thënë se marrëveshja në fjalë është në kundërshtim me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare, me ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, në kundërshtim me ligjin për ndarjet buxhetore dhe me legjislacionin e menaxhimit dhe shpenzimit të subvencioneve qeveritare.

Fetahu: Memorandumi është në kundërshtim me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare

“Në këtë mënyrë është shkelur në mënyrë flagrante neni 30 i ligjit për menaxhimin e financave dhe përgjegjësitë, andaj një shkelje e tillë përcaktohet se për shkelje të tilla sipas nenit 76, pra ndikimi i paligjshëm dhe 77 shkeljet e zyrtarëve publikë dhe shërbyesve civilë përbëjnë vepra penale”, ka thënë ai.

Ndërsa deputetja Musliu-Shoshi ka thënë se këto mjaftojnë që prokuroria të fillojë hetimet për këtë çështje dhe ka shtuar që do të kërkojnë përgjigje nga ministrat edhe në Kuvendin e Kosovës

-------------------

Deputetja e Partisë Demokratike, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se janë keqpërdorur 1.1 milionë euro ku sipas saj të përfshirë janë ministrja e Jashtme Donika Gërvalla dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Fjala është për një Memorandum Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të se cilës buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shume prej 1 milionë e 40 mijë euro.

Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimi i rreth 1 milionë e 40 mijë eurove”, ka thënë ajo.

Sipas saj dyshimet rreth kësaj marrëveshje janë të karakterit institucional dhe financiar.

Memorandumi është nënshkruar me datë 16 gusht 2021, nga ana e ministrit Fikrim Damka dhe përfaqësuesve të Caritas-it Zviceran ku statusi ligjor i këtij të fundit është Organizatë Joqeveritare e regjistruar si e tillë në Ministri ë e Administratës Publike të Republikës së Kosovës.

Ministria e Zhvillimit Rajonal jo vetëm që nuk ka autorizim ligjor, por është shprehimisht e ndaluar me legjislacionin në fuqi që shpenzimi i buxhetit shtetëror të bëhet në mënyrën siç është vepruar në këtë proces, e mbi të gjitha, të nënshkruhet marrëveshje për ndarje fondesh publike me një OJQ pa pasur shpallje publike e pa iu nënshtruar një gjë e tillë kritereve për çfarë shteti ka shpallur si interes me atë shpallje.”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se ky Memorandum Bashkëpunimi nga dy ministrat e Qeverisë Kurti është iniciuar dhe trajtuar sipas Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare me qëllim që të trajtohet si Marrëveshje për Bashkëpunim Ndërinstitucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat