Flet shqiptari i parë që u zgjodh kryetar komune në Suedi

Aktuale

Flet shqiptari i parë që u zgjodh kryetar komune në Suedi

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 19:41
Driton Bilalli

Driton Bilalli, shqiptari i parë i cili është zgjedhur të drejtoj Komunën e Tranemos në Suedi në një lidhje të drejtpërdrejt për Tëvë 1 ka folur për këtë sukses të tij.

Bilalli tha se ka 30 vite që jeton më Suedi dhe theksoi se ka qenë aktiv në Partinë Social Demokrate prej katër vitesh, ku pas pensionimit të ish-kryetarit thotë se ky është zgjedhur të jetë kryetar i asaj komune.

“Për mua nuk është e vështirë pasi që unë jam rritu këtu. Kam ardhur në Suedi në moshën 8-vjeçare dhe sot i kam 38 vjet, domethënë prej 30 vitesh jam këtu. E di ligjin, e di jetën dhe për mua nuk është e vështirë. Jam aktiv në Partinë Social Demokrate prej 4 vitesh këtu në Suedi dhe tani ish-kryetari është pensionuar dhe tani më ka ardhur radha mua”, tha ai.

Driton Bialli i cili është me origjinë nga Vushtrria, tutje deklaroi se do të jetë kryetar i Komunës së Tranemos në Suedi deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja pas 3 muajsh.

“ Është kënaqësi të jem kryetar komune sepse nuk ndodhë kjo çdo ditë dhe krenohem shumë. Komuna është e vogël, afër 12 mijë banorë dhe këtu banojnë afër 70 ose 80 familje (shqiptare), nuk e di saktë. Sa i përket përkrahjes e di që e kam pasur përkrahjen e shqiptarëve dhe suedezëve të cilët kanë ardhur dje dhe më kanë uruar për postin e ri. Edhe 3 muaj janë zgjedhjet për garën e re për kryetar të komunës”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat