Lulet në formë VV-je: Bulliqi thotë se duken bukur, Rrahmani i LDK-së paralajmëron deformimin

Aktuale

Lulet në formë VV-je: Bulliqi thotë se duken bukur, Rrahmani i LDK-së paralajmëron deformimin

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 16:54
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Asamblisti i Lidhjes Demokratike në Podujevë, Ekrem Rrahmani, qe i pari i cili e postoi një fotografi ku në sheshin “Ali Ajeti” në këtë komunë janë mbjellur lule në formë të shkronjës së partisë në pushtet atje, VV.

Ai tha se lulet janë mbjellur dje, teksa shtoi se ka një plan që atë logo ta deformojnë me lule të tjera.

“Me para të komunës mu duktë e çuditshme që të bëhen këto gjana. Unë i thashë asamblistëve të LDK-së që nëse më përkrahin t’i blejmë disa lule që të prishet ajo formë e logos së VV-së”, është shprehur Rrahmani për klank

Në lidhje me këtë ka folur edhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili tha se lulet mbillen që të duken bukur.

“A po duken bukur? Lulet mbillen që të duken bukur, besoj bukur po duken. Mbjellja e luleve është në kuadër të projektit të zbukurimit të qytetit, projekt ky që është në përfundim”, është shprehur Bulliqi për Klankosova.tv.

Kujtojmë se ishte pikërisht asamblisti Ekrem Rrahmani, i cili në një seancë të kuvendit komunal ku temë ishte “gjendja e rëndë e arsimit në Podujevë” hodhi ujë në drejtim të drejtorit të Arsimit, Avni Fetahu, për të cilin veprim kërkoi falje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat