Njohësi i sigurisë tregon se çfarë duhet të bëjë MPB-ja për t’i bindur qytetarët për t’i dorëzuar armët

Aktuale

Njohësi i sigurisë tregon se çfarë duhet të bëjë MPB-ja për t’i bindur qytetarët për t’i dorëzuar armët

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 15:01
Drizan Shala

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala ka thënë  se kampanjat e institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare nuk kanë arritur t’u ndihmojnë qytetarëve për dorëzimin e armëve.

“Në lidhje me armët ilegale që janë në duart e qytetareve të Kosovës kjo është si rezultat që asnjëherë institucionet nuk kanë pasur mundësi as ato vendore por edhe ndërkombëtare me i asgjësua përmes kampanjave të ndryshme që janë zhvilluar në Kosovë”, është shprehur Shala.

Ndërsa, ka treguar se çfarë duhet të bëjë Ministria e Punëve të Brendshme, në këtë drejtim.

“MPB-ja duhet urgjentisht të hartojë një program të thjesht me pak procedura teknike burokratike për të bindur qytetarin që të dorëzojë armën e tij dhe në këmbim të veprimit të merr armën nga shteti duke e futur nën kontroll institucional personin që posedon armën”, ka thënë ai.

Sipas, Shalës masë tjetër që do të ndihmonte në këtë çështje do të ishte edhe shtimi i patrullave në pika të ndryshme.

Ndërsa në anën tjetër masë preventive është shtimi i patrullave në pika të ndryshme duke bërë kontrollime gjithëpërfshirëse në gjetjen e personave që bartin armët ilegale.

Në vitin 2020 janë konfiskuar 1135 armë dhe 32747 municion, kurse vitin e kaluar (2021) janë konfiskuar 1280 armë dhe 42031 copë municion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat