​Sveçla: Luftimi i kontrabandës dhe kontrolli efikas kufitar po prodhojnë rezultate të dukshme

Aktuale

​Sveçla: Luftimi i kontrabandës dhe kontrolli efikas kufitar po prodhojnë rezultate të dukshme

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 16:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla së bashku me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj sot kanë vizituar pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Ku ka thënë se angazhimi i shtuar dhe i pandalshëm i Njësiteve të Policisë së Kosovës, luftimi i kontrabandës dhe kontrolli efikas kufitar po prodhojnë rezultate të dukshme.

Sveçla ka shkruar në Facebook se ka vizituar dy pikat kufitare në të cilat po vijon po ashtu zbatimi i marrëveshjeve.

“Mbesim të përkushtuar për ngritje dhe forcim të kapaciteteve tona drejt qëllimit tonë për sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të vendit tonë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat