Kjo është pasuria që Liburn Aliu deklaroi në AKK – ja si e bleu banesën në lagjen super luksoze

Aktuale

Kjo është pasuria që Liburn Aliu deklaroi në AKK – ja si e bleu banesën në lagjen super luksoze

Nga: A.M Më: 5 qershor 2022 Në ora: 13:58
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka qenë cak i mediave shkak i disa përgjimeve në ministrinë e tij.

Po ashtu, temë e disutimeve dhe reagimeve të shumta ishte edhe banesa e tij në lagjen luksoze Marigon Residence.

Ditë më parë, ministri ka sqaruar blerjen e banesës së tij në lagjen Marigona Residence.

“Kur e kemi marrë banesën në fillim ka kushtuar shumë më lirë në fillim. Këtë tjetrën ka qenë shumë më shtrenjtë. S’më kujtohet saktë”, shpjegoi ai.

Krahas kësaj, gazeta “Bota sot” ka nxjerr statistikat nga deklarimi i pasurisë së ministrit Aliu në Agjencinë Kundër Korrupsionit gjatë vitit 2021.

Ai ka njoftuar se posedon një tokë bujqësore, veturë të tipit BMË dhe banesë me garzhë e cila është nën pronësinë e bashkëshortes së tij.

Po ashtu, ministri Aliu ka deklaruar se posedon afër 2000 mijë euro para të gatshmë në gjiro llogari.

Ndërsa, sa i përket banesës së tij në Marigona Residence , ministri ka njoftuar se e ka blerë atë me kredi, ku vlera e saj arrinë 83 mijë euro.

Statistikat në AKK:

Image
Statistikat në AKK
Image
Statistikat në AKK
Image
Statistikat në AKK
Image
Statistikat në AKK
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat