​Molliqaj: Provokim i panevojshëm, më shumë protestues të lënduar sesa policë

Aktuale

​Molliqaj: Provokim i panevojshëm, më shumë protestues të lënduar sesa policë

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 16:06
Dardan Molliqaj

Përmes protestës, veteranët kanë kundërshtuar mos përfshirjen e tyre në Projektligjin për pagat. Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, herë pas herë kanë qëndruar me protestuesit në oborrin e kuvendit. E pas tri ore qëndrimi e përleshjeje me forcat policore e ballafaqimi me gazlotsjellës, protestuesit janë shpërndarë.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj tha se rrethojat nuk ishin thyer nga protestuesit, meqë dikur qeveria e tanishme kishte premtuar heqjen e tyre.

Molliqaj: As nuk i kanë thyer e as nuk kanë hyrë brenda

“As nuk i kanë thyer e as nuk kanë hyrë brenda. Qeveria Kurti 1 i ka hequr rrethojat, merrini videot, patën thënë që Kuvendi e Qeveria duhet të jenë të qasshme për qytetarët. Këta janë qytetarë si unë edhe ti edhe hynë aty ku vet qeveria ka thënë. Përndryshe është dashur t’i lënë rrethojat siç kanë qenë edhe nuk kish hy askush. Në njërën anë i heqin rrethojat, në anën tjetër i qesin policinë. Ishte provokim”, ka theksuar ai.

Molliqaj shtoi se veteranët janë sulmuar nga policia dhe se të njëjtit janë provokuar.

Molliqaj: Është provokim i panevojshëm

“Në vendet demokratike, numri i protestuesve të lënduarve është gjithmonë më i vogël se numri i policëve. Në këtë protestë, numri i protestuesve të lënduar është shumë herë më i madh. Kërkesat janë të drejta, çmimet janë rritur, kështu që unë besoj që ishte provokim i panevojshëm”, ka shtuar Molliqaj.

Nga kryesia e OVL-UÇK-së disa herë ishte bër thirrje që protestuesit të qetësohen dhe të mos tensionojnë situatën.

Derisa protestuesit bënin thirrje që të tërhiqej ligji, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri doli para protestuesve duke treguar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Tahiri: Ne si GP i PDK-së nuk do të lejojmë që të bëhemi pjesë e këtyre pisllëqeve

“Sot kemi ardhur në një ditë ku kjo qeveri e turpit e procedon një projektligj, e cila i len jashtë kategorinë e veteranëve të luftës. Ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që të bëhemi pjesë e këtyre pisllëqeve të kësaj qeverie. Ne si GP i PDK-së edhe pamundësuam që të kalojë ky ligj, mirëpo kjo tendencë e tyre do të vazhdojë, do të mundohet të kalojnë këtë ligj”, ka theksuar ai.

Megjithatë, Tahiri u zotua se në asnjë rrethanë pa involvimin e veteranëve të luftës, nuk do të lejojnë procedimin e ligjit të pagave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat