“Vegla të partive”/ Analisti nga Amerika reagon ashpër pas protestës së veteranëve – ja çfarë iu kujton!

Aktuale

“Vegla të partive”/ Analisti nga Amerika reagon ashpër pas protestës së veteranëve – ja çfarë iu kujton!

Nga: M.H. Më: 7 qershor 2022 Në ora: 10:13
Pamje nga protesta

Dita e djeshme është përcjellur me protestën e veteranëve para Kuvendit të Kosovës.

Kjo protestë u organizua për arsyje të mospërfshirjes në ligjin e pagës minimale, veteranët.

Reagimet qenë të mëdha nga opinoni pubik, duke mos e parë të arsyeshme eskalimin aq të madhë të veteranëve.

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thumbuar veteranët duke u shprehur “Veteran,ti që luftove për vend hallall. Amerika na çliroi, n'a ruan qe 23 vite dhe nuk lyp kompenzim”.

Ndër të tjera ai thotë se kërkohët spastrim i mashtruesëve.

“I pastro 45.000 mashtruesit”.

Në shkrimin e tij të mëtejshëm analisti thekson që çdo veteran që ka luftuar për vendin I përkulemi mirëpo nuk përjashton mundësinë që pas luftës janë bërë shumë luftëtarë të rrejshëm.

Sipas tij, shumë nga këta vetëranë u bënë edhe vegla të partive duke u lënë më pas edhe anash nga po vet ata, përcjell “Bota sot”.

“Veteran i nderuar, të përkulemi per luften, me trimat luftuan, të tjerët ikën në Bllacë, dhe pas lufte u bënë luftëtarë të rrejshëm, ata, sot t'a vjedhin buxhetin që duhet ti t paguhesh, por jo me çdo kusht, sepse, ti hyre në beteja si luftëtarë i lirisë dhe jo si mercenar. Shumë nga ju bëhen vegla të partive, të atyre, që për 21 vite ju lanë anash, por ata u bënë milionerë, e juve ju shtyejnë të kërcënoni shtetin, atë shtet që ju e çliruat! Mund t'a merrni me mend, se po të kërkonin taksapaguesit amerikan kompensim, apo ndërpreje të misionit amerikan në Bondsteel, çdo të ndodhte”, shprehet ai.

Më tej, analisti kërkon nga të gjith të ketë unitet dhe vëmendje maksimale pasi Kosova po kalon në kohë të vështira që është e rrethuar me armiqë të brendshëm e të jashtëm.

“Kujdes, Kosova po kalon nëpër kohë të vështira, e rrethuar me armiqë të brendshëm e të jashtëm, na duhet uniteti dhe vëmendja maksimale, zoti i bekoftë veteranët e vërtetë, dhe i marroftë, 45.000 mashtruesit, që e kërcënojnë shtetin duke ia gërryer fondet e pakta, dhe ata që morën deri me 6000 euro, për një çertifikatë të rrejshme”, nënvizoi Bekteshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat