Tërmkolli i kundërpërgjigjet Ramës: Trushpërlari sorosian e serbian, Edi Rama harron se Serbia...

Aktuale

Tërmkolli i kundërpërgjigjet Ramës: Trushpërlari sorosian e serbian, Edi Rama harron se Serbia...

Nga: M.L. Më: 8 qershor 2022 Në ora: 18:55
Melihate Tërmkolli

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili duke marr shembull pajtimin e Amerikës e Japonisë dhe Francës e Gjermanisë, u mundua t`ia mbush mendjen vendit tonë që të bëhet pjesë e “Open Balkan”.

Ajo ka theksuar se Edi Rama harron fakrin se as Gjermania e as Artiska nuk nuk e kontestuan shtetin e pavarur të Japonisë as të Francës dhe nuk i luftuan ato edhe pas përfundimit të luftës.

Trushpërlari Edi Rama

Sot, trushpërlari sorosian e serbian, Edi Rama që quhet Kryeministër i Shqipërisë, na mbajti ders politik ne “kosovarëve’ se si qenkan pajtuar Amerika e Japonia dhe Franca e Gjermania, që edhe pas hedhjes së bombave dhe luftës kundër njëri tjetrit, i paskan kthyer kurrizin të kaluarës duke shikuar përpara. Për t’ia mbushur mendjen Kosovës për pjesëmarrje në “Open Balkan”! Për të përligjur projektin antishqiptar “Open Balkan”, si shërbimi më i mirë që dikush i ka bërë Serbisë për “amnistimin” për krimet dhe gjenocidet e saj në Ballkan, së paku në këto 30 vite të fundit.

E saktë, ajo që thotë Edi Rama edhe për Amerikën e Japoninë edhe për Francën e Gjermaninë. Por trushpërlari e harron vetëm një fakt krejt “të vogël” se as Amerika e as Gjermania nuk e kontestuan shtetin e pavarur të Japonisë as të Francës dhe nuk i luftuan ato edhe pas përfundimit të luftës. Shprehën edhe keqardhje edhe kërkim falje, madje ndokund paguan edhe reparacion të dëmeve të luftës. Serbia jo vetëm që nuk e pranon shtetin e pavarur të Kosovës, por me tërë arsenalin e saj politik, diplomatik e tjetër e lufton edhe sot Kosovën, shtet i pavarur”, u shpreh Tërmkolli.

Sipas ish deputetes, kryeministri Rama në vend se ta drejtonte presionin ndaj Serbisë në ndalimin e sulmeve të saj kundër Kosovës dhe njohjen e shtetit të Kosovës, ai i është turrur Kosovës bashkë me Serbinë, që ta plandosin atë.

“Ky trushpërlarë që quhet Kryeministër i Shqipërisë, duhet një minutë e para të shkojë në harresën historike si një nga antishqiptarët më të mëdhenj të “kohës së demokracisë”, vetëdijshëm a pavetëdijshëm. Është për t’u habitur vetëm një gjë, se si shumë atdhetarë e partriotë që janë në PS të Shqipërisë nuk kanë asnjë fjalë rreth punëve më të ndyta të kryetarit të saj, Edi Rama”, ka deklaruar ajo.

“Sa i përket pjesëmarrjes së ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, z. Hill, në ndejën para takimit të “Open Balkan” në Ohër, ose edhe pjesëmarrjes virtuale të Escobar në këtë takim, pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm rus, Lavrov, për projektin e tyre (ruso-serb), Amerika nuk do të ishte ajo që është po të mos vepronte në këtë mënyrë!”

#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat