Koci: Serbia për të shmangur njohjen e Kosovës, lanësoi “Ballkanin e Hapur”

Aktuale

Koci: Serbia për të shmangur njohjen e Kosovës, lanësoi “Ballkanin e Hapur”

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 20:25
Melazim Koci

Njohësi i Politikës së Jashtme, Melazim Koci ka thënë se “Ballkani i Hapur” e minon Procesin e Berlinit.

Koci ka thënë se “Ballkani i Hapur” nuk ofron asgjë më shumë nga ajo që përfshinte Procesi i Berlinit.

“Aktualisht mendoj se qasja e Kosovës është e drejtë. Ballkani i Hapur e minon procesin e Berlinit. Asgjë nuk ofron më tepër Ballkani i Hapur nga ajo që përfshinte Procesi i Berlinit”, deklaroi ai.

Sipas tij, Serbia për të shmangur njohjen e pavarësisë së Kosovës së bashku me Ramën e Zaevin kanë lanësuar “Ballkanin e Hapur”

“Këtu Serbia ka bërë një diversion, përmes Procesit të Berlinit. Serbia ka hetuar se duhet të njoh tërthorazi shumë segmente të pavarësisë së Kosovës dhe për ta minuar apo shmang këtë obligim në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Zaevin kanë lanësuar ‘Ballkanin e Hapur’, i cili nuk ofron asgjë më shumë apo ofron shumë pak në raport me Procesin e Berlinit. Mendoj se është iniciuar nga Serbia një shmangie nga Procesi i Berlinit për ta shmangur apo margjinalizuar Kosovën”, tha Koci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat