Fusha e shëndetësisë Kosovë-Shqipëri, zgjerohet edhe me dy marrëveshje

Aktuale

Fusha e shëndetësisë Kosovë-Shqipëri, zgjerohet edhe me dy marrëveshje

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Kosova dhe Shqipëria do të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë edhe me dy marrëveshje të reja.

Kështu është bërë e ditur pas takimit të  Ministres së  Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu e cila u prit nga Zëvendësministrat e shëndetësisë në vend Dafina Gexha e Arsim Berisha.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve shëndetësore në zonat kufitare si në Prizren e Gjakovë dhe qasjen e lehtë të shërbimeve në sezonin turistike për qytetarët e të dyja vendeve.

Këto marrëveshje pritet të nënshkruhen në mbledhjen e dy qeverive.

Ndryshe ministrja Manastirliu ka vizituar ministrin Rifat Latifi në QKUK pasi i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik. Gjendja shëndetësore e Latifit konfirmohet se është përmirësuar dhe pritet që nesër të lirohet për në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat