Publicisti Emin Azemi ka komentuar takimin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se deklarata e Scholz për njohjen e pavarësisë së Kosovës ia prishi disponimin Vuçiqit.
Sipas Azemit, Edi Rama mund të gjej ndonjë përkthyes të mirë që do t'ia transmetonte tonalitetin e trishtimit të mikut të tij, Vuçiç, pas takimit me Kancelarin Shcolz
“Ja, po del se cirku i quajtur Ballkani i Hapur ka në vete plot retorikë boshe, sepse në momentin kur dikush nga Perëndimi kërkon trajtim të dinjitetshëm të Kosovës, menjëherë ndodhë trishtimi Vuçiqit!
Rama shëtiti një xhungël të tërë krahasimesh për të na bindur se është një gjuetar i mirë i situatave, që nga Japonia, në ShBA, që nga Izraeli në Emirate të Bashkuara Arabe, që nga Gjermania në Francë, por kishte harruar ta fshesh barotin të cilin ia kishte pshurrë miku i tij Vuçiq dhe për pasojë dëmet nga derrat e egjër janë gjithmonë të paparashikueshëm. KJo për faktin se Rama barotin po e mban të terur vetëm për jobashkëmentimarët e tij këndej Drinit. duke i akuzuar ata se po ia prishin kumbarinë me Vuçiqin”, deklaroi publicisti Azemi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
NË TAKIM ME KANCELARIN SCHOLZ, KOSOVA IA PRISH DISPONIMIN VUÇIQIT
Nuk kanë kaluar as dy ditë që "heroi" i Ballkanit të Hapur, Aleksandar Vuçiq, u desht ta zhvesh lëkurën e kameleonit kosmopolit dhe ta vesh "shinjellin" e maskuar të despotit, i cili nuk pranon që Kosova të trajtohet denjësisht në bisedat me politikanët e huaj.
Sipas mediave të Prishtinës, Vuçiç në pritjen ceremoniale u shfaq i gëzuar për ardhjen e mysafirit, por ka mjaftuar takimi me dyer të mbyllura me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, që presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, t’i ndryshojë disponimi plotësisht.
Atë e trishtoi konfirmimi se më herët në Prishtinë, Scholz tha se pa e njohur njëra-tjetrën si shtete të pavarura, Kosova dhe Serbia nuk mund të hyjnë në Bashkim Evropian.
“Askush më herët s’ka folur për njohje reciproke, përveç amerikanëve, që e kanë prodhuar këtë doktrinë para tre vjetëve. Askush në Evropë s’e ka kërkuar këtë deri më sot kur dëgjuam atë që u tha në konferencën në Prishtinë. Kjo njohja e ndërsjellë është befasi edhe për ne”.
I mësuar me doktrinën sovjetike për prodhimin e pansllavizmit, Vuçiqi gjithnjë e më tepër po habitet me doktrinën e prodhuar nga amerikanët për njohje reciproke Serbi-Kosovë.
Tani ai po befasohet dhe me politkanët gjermanë, të cilët po këmbëngulin se integrimi i Serbisë në BE-së kalon nëpër Kosovë.
Ndoshta Edi Rama gjen ndonjë përkthyes të mirë që do t'ia transmetonte tonalitetin e trishtimit të mikut të tij, Vuçiç, pas takimit me Kancelarin Shcolz, sidomos kur ky i fundit ka kërkuar që "pa e njohur njëra-tjetrën si shtete të pavarura, Kosova dhe Serbia nuk mund të hyjnë në Bashkim Evropian".
Ja, po del se cirku i quajtur Ballkani i Hapur ka në vete plot retorikë boshe, sepse në momentin kur dikush nga Perëndimi kërkon trajtim të dinjitetshëm të Kosovës, menjëherë ndodhë trishtimi Vuçiqit!
Rama shëtiti një xhungël të tërë krahasimesh për të na bindur se është një gjuetar i mirë i situatave, që nga Japonia, në ShBA, që nga Izraeli në Emirate të Bashkuara Arabe, që nga Gjermania në Francë, por kishte harruar ta fshesh barotin të cilin ia kishte pshurrë miku i tij Vuçiq dhe për pasojë dëmet nga derrat e egjër janë gjithmonë të paparashikueshëm. KJo për faktin se Rama barotin po e mban të terur vetëm për jobashkëmentimarët e tij këndej Drinit. duke i akuzuar ata se po ia prishin kumbarinë me Vuçiqin.