Avdullah Hoti: E them me keqardhje, unë nuk po shoh që ka dialog me Serbinë

Aktuale

Avdullah Hoti: E them me keqardhje, unë nuk po shoh që ka dialog me Serbinë

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 00:54
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur në lidhje për dialogun me Serbinë, duke thënë se nuk po sheh që ka një të tillë.

Hoti thotë se nuk ka dialog për njohje reciproke.

“Unë nuk po shoh që ka dialog, këtë e them me keqardhje.

Në qeverinë e kaluar patëm strukturuar në mënyrë të mirë dialogun me partnerët tanë ndërkombëtarë, kemi komunikuar ngushtë me partnerët ndërkombëtar për të marrë pajtimin e tyre për parimet e proceseve të dialogut, që marrëveshja duhet të përfshije njohjen reciproke, dhe dialogu të jetë vetëm për marrëveshjen finale për njohjen reciproke dhe normalizimin të marrëdhënieve”, është shprehur Hoti në Klan Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat